Pas një pushimi shtatëmujor, rikthehen garat në basketboll. Të mërkurën do të zhvillohet ndeshja e parë e ‘play-out-it’ ndërmjet AS Prishtinës dhe Trepçës.
Takimi do të zhvillohet në palestrën “Don Bosko” nga ora 17:00. Ndërkohë, ndeshja e kthimit zhvillohet të shtunën në Mitrovicë, ku do të përcaktohet se kush do të garojë në elitën e basketbollin në edicionin e ri.
Trepça edicionin e kaluar përfundoi në vendin e shtatë të Superligës, derisa AS Prishtina ishte e dyta në Ligën e Parë dhe do të ballafaqohen në ‘play-out’.
Basketbollisti me përvojë i Trepçës, Besnik Azemi ka thënë se këtë ndeshje e kanë marrë seriozisht.
“Ndeshjet e play-out-it i kemi marrë shumë seriozisht dhe jemi duke u përgatitur për këto ndeshje. Kam shpresë që do të kalojmë me rezultat pozitiv”, ka thënë Azemi për faqen zyrtare të FBK-së.
Për këtë sfidë ka folur edhe trajneri i AS Prishtinës, Valentin Spaqi. “Mendoj se ky play-out nuk është i njëjti sikur të ishte në fund të edicionit të kaluar, sepse ka ndryshuar edhe ekipi. Ne luajmë me ekipin që kemi momentalisht dhe jo atë të edicionit të kaluar, prandaj nuk është njëjtë”.
“Kurse sa i përket rivaliteti jemi të pabarabartë, sepse Trepça ka bërë investime dhe përforcime të reja, në mesin e tyre edhe tre lojtarë të huaj. Nga skuadra jonë janë larguar disa lojtarë kyç nga skuadra, megjithatë, ne do të japim maksimumin. Trepça është super favorite, por ne do të japim maksimumin në këto ndeshje”, është shprehur Spaqi për faqen zyrtare të FBK-së.
Kjo ndeshje dhe të gjitha të tjerat në vazhdim do të zhvillohen në masa të rrepta dhe duke respektuar rregullat e anti Covid-19.
Në palestër duhet të jenë maksimumi 50 persona nga të dyja skuadrat dhe zyrtarët tjerë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ngriten dyshime të mëdha: Tyson Furyt i thuhet të tërhiqet nga dueli me Oleksandr Usyk
“Jemi të gatshëm ta shesim Florian Wirtz” – Bayer Leverkusen godet me një çmim të madh për yllin e tyre
Mbyllet pjesa e parë, Manchester City dominimin, Real Madridi golin
Formacionet zyrtare, Man City - Real Madrid: Guardiola kthen yjet, në sulm ndaj mbretërve
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Para ndeshjes me Man Cityn, kamerat kapin një veprim befasues nga lojtarët e Real Madridit
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës
Bayerni dhe Arsenali startojnë me më të mirët në dispozicion për ndeshjen e dytë - formacionet zyrtare
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE
Xavi e tepron me fjalët që ia ka thënë gjyqtarit pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve
“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti
Reagon më në fund Akil Gjakova
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE