LAJMI I FUNDIT:

Rikthehen kërkesat për tërheqje të parave nga Trusti

Rikthehen kërkesat për tërheqje të parave nga Trusti

Debati për Trustin u rikthye. Kësaj here janë disa nga ekonomistët që po kërkojnë mundësimin e tërheqjes së një përqindjeje nga Fondi i Kursimeve Pensionale, sikur para një viti.

Argument për këtë kërkesë e kanë rritjen e çmimeve në shumë sektorë.


“Për shkak të rritjes së çmimeve duhet, kish qenë mirë, është si alternativë e mundshme, sepse edhe rritet fuqia blerëse”, thotë Jakup Bellaqa, njohës i ekonomisë.

Tash këta kërkojnë që, përmes ligjit, qeveria t’ua mundësojë qytetarëve t’i marrin 20 për qind nga Trusti.

“Ndikon në rritjen e konsumit që do të kishte ngjallë edhe aktivitetin ekonomik te bizneset, por edhe do të kishte fuqizuar portofolin e çdo qytetari”, shprehet ekonomisti Mustafë Kadriaj.

Pak më tej shkoi të dielën deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, që rikërkoi tërheqjen e 30 për qind nga kursimet e pensionit.

Hapjen e këtyre precedanëve e kishte mundësuar Qeveria Hoti përmes Ligjit për Rimëkëmbje, si masë për t’u përballur me dëmet ekonomike të pandemisë COVID-19.

Asokohe, Vetëvendosje opozitare ishte kundër 10%-shit, pasi konsideronte se e shkelte parimin e paprekshmërisë së këtyre parave, dhe krijonte pabarazi sociale.

“Pjesa më e prekur nga kriza ekonomike nuk do të ndihmohet. Ne nuk jemi kundër të ndihmohen edhe ata që nuk e kanë me patjetër, mirëpo prioriteti duhet të jetë te ata që nuk kanë fare para në Trust”, ishte shprehur ish-deputeti Hekuran Murati në seancën e 14 gushtit 2020.

Për katër muaj afat, për tërheqjen e 10% të kursimeve kishin aplikuar 427 mijë e 371 kontributdhënës, duke nxjerrë 197 milionë euro. Shumica e këtyre parave ishte vlerësuar se kanë shkuar në konsum. /KlanKosova/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës

Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës

Ekonomi
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

Melodia Px
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori