LAJMI I FUNDIT:

Rihapet nga Porsche një nga pistat më të mira të automobilizmit

Rihapet nga Porsche një nga pistat më të mira të automobilizmit

Investime serioze, që kjo pistë në Itali të ketë nivelin e duhur për të lëvizur me shpejtësi

Ka shumë pista të mira që shfrytëzohen prej kompanive prodhuese dhe entuziastëve, derisa së fundmi, është rihapur edhe Nardo Technical Center në Itali, transmeton Telegrafi.

Shikuesit e Top Gear, sigurisht e mbajnë mund këtë pistë, sepse në të ishte bërë një garë me Lamborghini Aventador, McLaren MP4-12C dhe Noble M600.

Pista është në pronësi të Porsche prej shtatë vitesh, por është mbyllur gjatë këtij viti dhe u investuan 35 milionë euro, në mënyrë që të bëhen rregullimet e duhura.

Nardo Technical Center i ka 20 shtigje të ndryshme, si dhe një të drejtë që ka 12.6 kilometra, derisa konsiderohet si një nga pistat më të mira të automobilizmit, shkaku i një shtegu shumë të pjerrët.

Aty nuk mund të arrihet ndonjë shpejtësi e lartë, por ka mundësi që të bëhet vozitje, pa pasur nevojë të mbahet timoni.

Me modernizimin dhe ndryshimet e fundit, Porsche ka mundësi më të mëdha për testime dhe prova të ndryshme që modelet e reja, t’i bëjë sa më të mira. /Telegrafi/