Duket sikur ajo tashmë ka gjetur dashurinë e jetës.

Fjala është për artisten nga Barbadosa, Rihanna, e cila ditë më parë konfirmoi lidhjen me reperin ASAP Rocky.


Këngëtarja 32 vjeçare u shfaq duke mbajtur duart në ijet e reperit (32 vjeçar) dhe madje duket sikur i dhuron një puthje.

37381134 9096691 image a 97 1609273008833 Foto: Backgrid

Rihanna dukej mahnitëse si gjithmonë ndërsa tregonte këmbët me një fustan të shkurtër jeshil për ditën e aktiviteteve në ujë.

Dukjen e kompletoi me zinxhirë të shumtë ari, unaza dhe rrathë.

Rocky në anën tjetër u shfaq në veshje sportive, bluzë të bardhë e pantallona të shkurtër blu.

37380564 9096691 We found love Rihanna put on quite the loved up display with rum a 58 1609272107832 Foto: Backgrid

I njëjti po ashtu mbante një kapelë të bardhë dhe syze.

Themeluesja e “Fenty” udhëtoi drejt vendlindjes (Barbados) për të kaluar sezonin e festave me miqtë dhe familjen.

Përkundër se Rocky lindi në Harlem, ai ka lidhje familjare në Karaibe pasi babai i tij është nga Barbados.

Ndërsa Rocky lindi në Harlem, ai gjithashtu ka lidhje familjare në Karaibe pasi babai i tij është nga Barbados. /Telegrafi/

37380526 9096691 image a 165 1609276623274 Foto: Backgrid