LAJMI I FUNDIT:

Rifillimi i dialogut Kosovë-Serbi në qershor, i pritshëm

Rifillimi i dialogut Kosovë-Serbi në qershor, i pritshëm

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, ditë më parë ka deklaruar se nuk do të duhej të shkojnë fare në pushim veror para se të rifillojë dialogu Kosovë-Serbi. Këtë deklaratë të shefit të diplomacisë evropiane, njohësit e këtij procesi e vlerësojnë si të pritshme.  

Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), në një prononcim për Telegrafin ka thënë se është e pritshme që Bashkimi Evropian (BE) të insistoj që të ketë një takim para se të shkohet në pushime.


Kjo, sipas saj, që të shikojnë se ku ka mbet dialogu dhe të hidhen hapa të sigurt rreth këtij procesi.

“Edhe kur ishte kryeministri në Bruksel në konferencën e përbashkët me Borell, ai deklaroi se Kosova dhe qeveria është e gatshme për dialog, por gjithsesi kanë thënë që ju duhet më shumë për tu përgatitur me informacionet dhe dokumentet e nevojshme, duke u përmendur mundësia që në qershor të jetë një datë kur ky takim mund të mbahet…Prandaj mendoj që është e pritshme që BE të insistoj të ketë një takim para se të shkojnë në pushim në mënyrë që të shikoj se ku janë dhe të hidhen hapa nga kjo qeveri rreth këtij procesi”, ka thënë Krasniqi.

Jeta Krasniqi

Mirëpo se çfarë mund të presim nga takimi i muajit qershor, Krasniqi tha: “Varet çfarë rezultate mund të presim. Ajo çka presim është një dakordim në mes palëve që të ecet përpara me dialogun, a do vazhdohet aty ku u la nga qeveria Hoti, etj”.

Borrell: S’mund të shkojmë në pushim, pa rifilluar dialogu Kosovë-Serbi
Lexo po ashtu Borrell: S’mund të shkojmë në pushim, pa rifilluar dialogu Kosovë-Serbi

Edhe Arton Demhasaj nga organizata “Çohu” për Telegrafin tha se takimi para pushimeve verore është i pritshëm, pasi siç tha ai edhe më herët është kërkuar që dialogu të filloj sa më shpejt.

“Mendoj që është e pritshme pasi i kemi pa deklaratat e Lajçak dhe Borell dhe më herët që sa më shpejt të filloj dialogu, para pushimeve”, tha ai.

Arton Demhasaj

E sa i përket pritshmërive nga takimi që mund të mbahet në qershor, Demhasaj tha: “Nuk mendoj që do të ketë diçka konkrete kaq shpejt, mendoj që do të jetë një takim mes dy palëve për tu dakorduar për fillimin e procesit. E për arritjen e një marrëveshje do të jetë një proces më i gjatë, dhe besoj që nga fundi i vitit mund të jetë një marrëveshje nëse çdo gjë shkon mirë. Më shumë mund të jetë një dialog koordinues dhe vendimmarrës”.

Ndryshe, shefi i Diplomacisë Evropiane, Josep Borrell pas takimit të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare i cili u mbajt ditë më parë në Bruksel deklaroi se takimi i parë Kosovë-Serbi pritet të mbahet para fundit të muajit qershor, siç edhe janë dakorduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

Sociale
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
“Pavarësisht kërcënimeve prej nga vijnë jemi të gatshëm t’i ndërmarrim masat e nevojshme”, KFOR-i publikon një video-mesazh

“Pavarësisht kërcënimeve prej nga vijnë jemi të gatshëm t’i ndërmarrim masat e nevojshme”, KFOR-i publikon një video-mesazh

Lajme
Kalo në kategori