LAJMI I FUNDIT:

Borrell: S’mund të shkojmë në pushim, pa rifilluar dialogu Kosovë-Serbi

Borrell: S’mund të shkojmë në pushim, pa rifilluar dialogu Kosovë-Serbi

Në Bruksel është mbajtur takimi i ministrave të jashtëm të vendeve anëtare. Ballkani Perëndimor ishte temë, ndërsa shefat e diplomacive të vendeve të BE-së u dakorduan për një angazhim më aktiv në rajon.

Shefi i Diplomacisë Evropiane, Josep Borrell ka deklaruar se nuk do të shkojnë fare në pushim, para se të rifillojë dialogu Kosovë-Serbi.

Borrell deklaroi se takimi i parë pritet të mbahet para fundit të muajit qershor, siç edhe janë dakoruar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

”Dialogu do të rifillojë para fundit të qershorit siç kemi rënë dakord me kryeministrin Kurti. Nuk ka lajme të reja. Që nga takimi i fundit që pata me Kurtin. Ata kanë nevojë për kohë për t’u përgatitur”, tha Borrell, në një konferencë për media.

Ai theksoi se duhet të ketë një takim për t’u ditur i gjithë informacioni i nevojshëm.

”Nuk mund të shkojmë në pushime, para se të rinisë dialogu. Ne duhet të kemi këtë takim. Shpresoj që ata të kenë të gjithë informacionin e nevojshëm. Dhe shpresoj që të vijnë në Bruksel të përgatitur mirë”, shtoi ai.

Borrell njoftoi se javën e ardhshme do të organizojë një darkë tradicionale për udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor në Bruksel.

“Në darkë, ne do të diskutojmë të gjithë situatën politike në Ballkanin Perëndimor. Ballkani Perëndimor është një problem i madh gjeopolitik. Rajoni është pjesë e problemit dhe pjesë e zgjidhjes. Ne duhet ta shohim atë nga një këndvështrim gjeopolitik, dhe ne do ta bëjmë atë javën e ardhshme me të gjithë liderët nga Ballkani Perëndimor “, thotë Borrell, transmeton Telegrafi.

Gjatë takimit të sotëm të Këshillit të BE dhe debatit mbi Ballkanin Perëndimor, ai u bëri thirrje ministrave të BE të paraqesin propozime konkrete për forcimin e angazhimit të BE në rajon.

“Nuk do të presim dy vjet ose dy muaj të tjerë para se ta vendosim Ballkanin Perëndimor sërish në agjendën e BE. Para verës, ne do të flasim përsëri dhe do të shqyrtojmë propozimet e vendeve anëtare. Tani është koha për të përdorur momentumin për t’u angazhuar më shumë me rajonin”, tha Borrell.

Ai thekson se ministrat e jashtëm të BE gjatë debatit strategjik mbi Ballkanin Perëndimor ranë dakord në vlerësimin se “rajoni ka një rol të veçantë në Evropë dhe për Evropën”.

“Ne jemi dakord që Ballkani Perëndimor është një rajon i rolit kryesor gjeostrategjik për BE-në. Përkushtimi ynë ndaj Ballkanit Perëndimor duhet të jetë i dukshëm dhe kjo nuk duhet të vihet në dyshim”, tha Borrell.

Duhet përkujtuar që ka pak ditë prej kur kryeministri Kurti qëndroi për një vizitë zyrtare në Bruksel. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori