LAJMI I FUNDIT:

Ribotohet monografia “Burrëria dhe Besa”

Ribotohet monografia “Burrëria dhe Besa”

Në Zagreb të Kroacisë është ribotuar monografia “Burrëria dhe Besa” e autorit nga Mali i Zi, Velibor Çoviq.

Ajo trajton fatin e refugjatëve shqiptarë, të cilët, të dëbuar nga Kosova, nga forcat ushtarake, policore e paramilitare të Milosheviqit, gjetën strehim në Mal të Zi.


Botimi i parë i monografisë është mbështetur nga Qeveria e Malit të Zi, ndërsa ribotimi është bërë nga Bashkësia Shqiptare e Qytetit të Zagrebit dhe Prefekturës së Zagrebit, me ndihmën financiare të Qeverisë së Republikës së Kroacisë nga buxheti për vitin 2023, nëpërmjet Këshillit për Pakica Kombëtare.

Në monografinë e ribotuar janë përfshirë disa rrëfime të reja, përfshirë edhe një intervistë me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Gjatë vizitës në Kroaci, Presidentes Osmani ia dorëzua një kopje e monografisë. Në emër të Bashkësisë Shqiptare të Qytetit të Zagrebit dhe Prefekturës së Zagrebit, monografinë ia dorëzoi kryetari Sejfedin Prekazi.

Përveç monografisë “Burrëria dhe Besa”, autori Velibor Çoviq ka realizuar edhe filmin dokumentar “I kisha 10 vjet”, kushtuar po kështu refugjatëve shqiptarë në Mal të Zi, në vitet 1998/1999.

Filmi u realizua si bashkëprodhimi i “AA Production” nga Podgorica dhe Radiotelevizionit të Kosovës (RTK).

Ditëve të ardhshme, monografia do të promovohet  në Prishtinë.

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori