Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Azem Syla është arrestuar për të tretën herë.
Këtë e ka bërë të ditur avokati i tij, Tomë Gashi.
Ai bëri të ditur se me vendimin e Gjykatës së Apelit në Prishtinë është aprovuar ankesa e Prokurorit të EULEX-it dhe Sylës i është caktuar paraburgimi në kohëzgjatje prej dy muajsh.
Lexoni të plotë postimin e avokatit Tomë Gashi në Facebook:
“RIARRESTOHET Z. AZEM SYLA PËR TË TRETEN HERË NË RASTIN E NJEJTË
Vetëm në Kosovë mund të ndodhë që dikush të arrestohet, të lirohet dhe të ri arrestohet për rastin e njejtë.
Me vendimin e Gjykatës së Apelit në Prishtinë është aprovuar ankesa e Prokurorit të Eulex-it dhe sot klientit tim z.Azem Syla i është caktuar paraburgimi në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj.
Gjykata e Apelit në Prishtinë me aktvendimin e saj ka gjetur se kinse “….. ka arsyje të besohet se ka pasur një përpjekje për të ndikuar në dëshmitarin…”
Aty ku përfundon logjika jurdike si në këtë rast ku z.Azem Syla në çështje të njejtë u lirua dy herë nga paraburgimi, heren e fundit më 17.09.2016 dhe sot i caktohet paraburgimi për kinse tentim të ndikimit në dëshmitarë, kjo mund të jetë vetëm logjik politike, por në asnjë variant nuk ka arsyje juridike, ligjore dhe të drejtësisë që ai të rri arrestohet për herë të tretë.
Rast i ngjajshëm si z.Azem Sylës fatëkeqësisht nga Eulex-i i ka ndodhur vetëm z.Ukë Rugova, djalit të ish Prisidentiti historik të Kosovës Ibrahim Rugova.
Prapë se prapë logjika e vetme për ri arrestimin e z.Azem Syla mund të kërkohet në pritjen e fillimit të Gjykatës Speciale në Hagë, ku një prej arsyjeve të formit të kësaj Gjykate kaq kundërthënëse është edhe kinse pamundësia e mbrojtjës efektive të dëshmitarëve në Kosovë në çështje të profilit të lartë.
Aty ku një rast si rasti i z.Azem Sylës përdoret për të arsyetuar raste të tjera në të ardhmën kjo nuk quhet drejtësi por politikë” (sic). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë