LAJMI I FUNDIT:

Rezultatet preliminare, PDK e shpall fitoren në Zubin Potok dhe Zveçan

Rezultatet preliminare, PDK e shpall fitoren në Zubin Potok dhe Zveçan
Izmir Zeqiri dhe Ilir Peci

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, kandidatët e PDK-së, e kanë fituar komunën e Zubin Potokut dhe atë të Zveçanit.

Kandidati i PDK-së, për kryetar të Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, pasi e ka shpallur fitoren, ka thënë se do të punojë pa e diskriminuar askënd, teksa shtoi se bojkoti i serbëve ndaj shtetit të Kosovës, është irritues.


Kryetari i ri i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri ka thënë se është i gatshëm të bashkëpunojë me LVV-në dhe LDK-në për udhëheqjen e komunës.

“Falënderoj të gjithë qytetarët, të gjithë pa dallim. Fitorja ime është e qytetarëve. Edhe njëherë shfrytëzoj pa dallim partie pa dallim nga ata që nuk kanë dalë në zgjedhje, do të jem i hapur. Presim të ketë vështirësi për shkak të bojkotit, është irritues ky bojkot që po i bëhet shtetit, por do të punojmë konform ligjeve, kemi kapacitete për të krijuar gjithë atë që është e nevojshme”, ka thënë ai.

Armend Muja shpall fitoren e kandidatëve të LVV-së në Leposaviq e Mitrovicë të Veriut
Lexo po ashtu Armend Muja shpall fitoren e kandidatëve të LVV-së në Leposaviq e Mitrovicë të Veriut

Kurse kandidati tjetër i PDK-së, Ilir Peci e ka shpallur fitoren në Zveçan me 114 vota.

“Diferenca është 114 vota i kemi ne, unë si kandidat i PDK-së dhe kundërkandidati ai i LVV-së, i ka 73. Dua t’i falënderoj votuesit, fitorja jonë është ardhë prej tyre. Si kryetar i ri, do të mundohem t’i përmirësoj kushtet e qytetarëve pa dallim”, ka thënë ai për RTV Dukagjinin.

Në trend Lajme

Më shumë
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Lajme
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Lajme
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

Lajme
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Lajme
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Lajme
Kalo në kategori