LAJMI I FUNDIT:

Rezultatet e para nga zona zgjedhore numër 1, garë e ngushtë mes partive

Rezultatet e para nga zona zgjedhore numër 1, garë e ngushtë mes partive

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) në Maqedoni ka dalë me rezultatet e para për zgjedhjet në vend.

Sipas KSHZ-së në gjithë vendin dalja e qytetarëve në zgjedhje ka kaluar 50% e votuesve të regjistruar për të votuar.


Në zonën zgjedhore numër 1, që përfshin zonën qendrore të Shkupit dhe përfshin komuna si: Komuna Saraj, Karposh, Qendër,
Aerodrom, Studenican, Sopishte dhe M.Brod.

Këto rezultate janë me 342 vendvotime të numëruara nga 531 gjithësejt sa ka kjo zonë zgjedhore.

PDSH 1.38%
Koalicioni “Mundemi” 33.98%
BDI 12.55%
Koalicioni ASH-AAA 8.78%
OBRM-PDUKM 31.3%
Levica 7.66%
Integra 1.52%
Tvoja 0.8%
Glas za Makedonija 0.1%

Përndryshe kjo zonë zgjedhore ka 309,217 votues. /Telegrafi/