LAJMI I FUNDIT:

Rezerva Federale pret fuqizimin e ekonomisë amerikane

Rezerva Federale pret fuqizimin e ekonomisë amerikane
The facade of the Federal Reserve Bank.

Politikëbërësit e Rezervës Federale argumentojnë se ekonomia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të vazhdojë të fuqizohet, ndjekur nga rritja e çmimeve në muajt e ardhshëm, sipas dokumentit të takimit të fundit të politikave monetare.

Procesverbali i takimit, ku të gjithë anëtarët e Komisionit Federal të Tregut të Hapur (FOMC) votuan për të rritur normën bazë të interesit, tregoi gjithashtu se ndikimi i politikave tregtare e fiskale të Trump po monitorohet me kujdes.


Norma bazë e interesit qëndron aktualisht në segmentin 1.5-1.75 për qind dhe rritja e muajit mars ishte e gjashta që kur nisi cikli i tkurrjes monetare në dhjetor 2015. Ndërkohë që ekonomia ka fituar vrull, sistemi banka qendror ka përshpejtuar ritmin e tkurrjes, institucioni projekton dy rritje të tjera këtë vit, shkruan Scan.

Treguesi i Rezervës Federale mbi inflacionin arriti 1.6 për qind dhe ka qëndruar poshtë objektivit prej 2 për qind për gjashtë vite radhazi. Megjithatë, politikëbërësit kanë vëzhguar disa faktorë që pritet të sjellin nxitje të çmimeve në muajt e ardhshëm. Ata shohin gjithashtu një përshpejtim të ekonomisë, prej reduktimeve tatimore në 1.5 trilion dollarë dhe rritjes së shpenzimeve qeveritare. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Franca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?

Franca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?

Botë
Kalo në kategori