LAJMI I FUNDIT:

Rexhepi: Nga realizimi i programit të Qeverisë, do të varet veprimi im me shumicën

Rexhepi: Nga realizimi i programit të Qeverisë, do të varet veprimi im me shumicën

Vendimi nuk ishte i lehtë, por ishte i pashmangshëm. Kështu deputeti Skender Rexhepi – Zejdi, e ka komentuar vendimin e tij për ta lëshuar grupin e deputetëve të Alternativës dhe të veprojë si deputet i pavarur.

“E kam pritur që kryesia e ngushtë e partisë të merrte vendim që do të përmirësonte unanimitetin aktual në parti, por me vendimet e fundit e thelluan atë unanimitet, gjë që e bëri të pashmangshëm vendimin tim për veprim të pavarur politik”, tha Rexhepi.

I pyetur nëse si deputet i pavarur do të bëhet pjesë e shumicës parlamentare, Rexhepi për “Fokus”, tha se Qeveria ka kapacitet për ta realizuar programin.

“Besoj se Qeveria ka ende kohë dhe kapacitet për ta realizuar programin me të cilin u bëmë pjesë e shumicës, dhe në pajtim me realizimin (ose mosrealizimin) do të jetë edhe veprimi im i ardhshëm politik”, tha Rexhepi.

Ndryshe, deputeti Rexhepi e ka informuar Kuvendin se do të veprojë si deputet i pavarur, ndërsa theksojmë që nuk mori pjesë në kongresin e Alternativës, në të cilin kryetar partie sërish u zgjodh Afrim Gashi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori