Deputeti i Parlamentit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Rexhep Selimi, iu ka drejtuar presidentit Hashim Thaçi, duke i thënë se ai duhet të japë dorëheqje - “për shumë arsye”!“HASHIM, NË FAKT, TI NUK JE PRESIDENT A thua, ti Hashim po jipshe dorëheqje nëse nuk votohet diçka që tashme jmi deklaruar të gjithë në mbështetje që FSK-ja të ketë mision ushtarak? Sa e lexueshme hipokrizia jote! Ti duhet të japësh dorëheqje për Demarkacionin që me nënshkrimin tënd ke shkaktuar protesta, burgosje, përgjakje e kaos institucional.Ti duhet të japësh dorëheqje për Gjykatën Speciale që ia kurdise luftëtarëve të UÇK-së.Ti dujet të japësh dorëheqje që kurrë nuk mund ta ushtrosh rolin kushtetues të një presidenti për t’i mbledhur partitë në një tavolinë.Ti mik i Vuçiqit e i Daçiqit, nuk mund të jesh president i viktimave të tyre.Ti duhet të japësh dorëheqje, ose thënë shkurt, ti je i pa denjë të jesh president. Në fakt, ti nuk je president” (sic.), ka shkruar Selimi në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/