LAJMI I FUNDIT:

Rexhaj: Nuk ka bazë të protestohet për diçka, Qeveria po i kryen detyrat e veta

Rexhaj: Nuk ka bazë të protestohet për diçka, Qeveria po i kryen detyrat e veta

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) Arbër Rexhaj ka thënë se qeveria po i kryen punët me përgjegjësi.

Rexhaj në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se opozita mund të përdorë disa strategji popullore si Trusti për të protestuar, por që sipas tij nuk ka nevojë për protesta.


“Nuk mendoj që ka bazë të protestohet për diçka, pasi që Qeveria Kurti po i kryen në vazhdimësi detyrat e veta. Njëra ndër to është edhe betaja kundër korrupsionit”.

Ai thotë se deri më tani subjektet tjera e kanë qeverisur shumë keq me Kosovës dhe nuk mund të pritet mrekulli në Kosovë.

Deputeti thotë se ministritë janë duke punuar mjaftë mirë në kryerjen e detyrave.

“Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është model në kuptimin e plotë të fjalës”.

Deputeti nga Prizreni ka thënë se Ministria e Arsimit dhe e Shëndetësisë janë dy dikastere mjaft komplekse dhe nuk mund të ketë ndonjë reformë të menjëhershme, sepse siç thotë ai “problemet janë të thella dhe të trashëguara”.

“Megjithatë është bërë dhe është duke u bërë, po hapen çerdhet në fushën tenderuese, në arsim sa do që investon frytet e saj nuk korren menjëherë, sepse shëndetësia dhe arsimi janë dy dikastere komplekse”, ka thënë Rexhaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori