LAJMI I FUNDIT:

Rexhaj: Anëtarët e LVV-së po më ankohen, nuk po mund të punësohen përmes konkurseve publike

Rexhaj: Anëtarët e LVV-së po më ankohen, nuk po mund të punësohen përmes konkurseve publike

Një vit nga marrja e detyrës nga ana e kryeministrit Kurti, deputeti i shumicës parlamentare, Arbër Rexhaj, ka bërë bilancet.

Rexhaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se kjo qeveri asnjë skandal korruptiv nuk ka pasur. Madje sipas tij ka edhe ankesa nga anëtarët e LVV-së se nuk po mund të punësohen nga konkurset publike.

“Zakonisht kur subjektet politike fitojnë zgjedhjet rehatojnë militantët partiakë në pozita të rëndësishme të punës. Deri më tani unë kam parë që në institucione të ndryshme ka pozita të emëruara. Mund të them se partizim të institucioneve me LVV-në nuk ka. Madje unë kam ankesa të përditshme të aktivistëve tanë nga e gjithë Kosova  në raport me punësimin, të cilët realisht janë të barabartë me të gjithë qytetarët tjerë të Kosovës”, tha ai, përcjell Telegrafi.

“Pra ata po ankohen se nuk po mund të punësohen në konkurset publike. Nuk po merret parasysh fakti se ata janë anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje”.

Rexhaj përmend sukseset e Qeverisë Kurti, Mushkolaj ia numëron dështimet e një viti
Lexo po ashtu Rexhaj përmend sukseset e Qeverisë Kurti, Mushkolaj ia numëron dështimet e një viti

Nga ana tjetër ish-ministri i Drejtësisë nga AAK, Selim Selimi thotë se është legjitime të emërohen militantët në pozita të ndryshme por sipas tij LVV emëroi në këto pozita familjarët e zyrtarëve të lartë të LVV-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori