LAJMI I FUNDIT:

Rexhaj përmend sukseset e Qeverisë Kurti, Mushkolaj ia numëron dështimet e një viti

Rexhaj përmend sukseset e Qeverisë Kurti, Mushkolaj ia numëron dështimet e një viti

Sot shënohet plot një vit që nga marrja e detyrës nga Qeveria Kurti. Deputetët e LVV-së flasin për suksese, derisa opinionistët numërojnë ngecjet.

Deputeti i LVV-së Arbër Rexhaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka renditur sukseset që sipas tij Qeveria Kurti i ka shënuar gjatë këtij viti.


Rexhaj thotë se Qeveria Kurti për një vit nuk ka asnjë skandal korrupsioni.

“Kemi 150 milionë euro të kursyera nga anulimi i kontratave të dëmshme. Duhet të përmendet edhe luftimi i krimit dhe korrupsionit me 550 operacione, 1102 bastisje, luftimi 54 grupe kriminale. Kemi konfiskuar i 1 mijë 192 kg drogë. 100 milionë euro për FSK, që është shuma më e madhe për ushtrinë. Themelimi i Fondit Sovran”, tha Rexhaj, përcjell Telegrafi.

“7.9% rritje të GDP-së. Eksportet janë rritur me 66%. Kemi ndarë 45 milionë euro shtesa për nënat lehona. Heqja e homologimit. Kemi ndarë bursa shtetërore për shkollim të lartë për studentët që studiojnë jashtë vendit. 70 milionë euro për fermerët”, ka thënë Rexhaj.

Mirëpo ndryshe mendon analisti Imer Mushkolaj.

Ai thotë se suksesi i Qeverisë Kurti duhet parë në aspektin e premtimeve që kanë dhënë në fushatë dhe për përmbushjen e pritjeve të qytetarëve.

Dështimet më të mëdha të Qeverisë Kurti brenda një viti sipas Krasniqit e Abdixhikut
Lexo po ashtu Dështimet më të mëdha të Qeverisë Kurti brenda një viti sipas Krasniqit e Abdixhikut

“Për mua kjo qeverisje është e ngathtë dhe aspak dinamike që është reflektuar në të gjitha sferat e jetës. Dy premtimet kryesore të Kurtit kanë qenë: Sundimi i ligjit dhe punësimi. Sot nëse e shohin në faqen zyrtare të LVV-së, punësimi nuk përmendet. Pse? Sepse nuk ka pasur punësim. Është e vërtet që ka pasur kalim të punëtorëve nga ekonomia e zezë në punësim zyrtarë”.

“E dyta. Kurti sot në Brezovicë e ka përmendur nisjet e vetingut, menaxhimin e  pandemisë dhe rritjen ekonomike dyshifrore. Në rregull. Por kjo rritje qysh reflektohet në jetën e qytetarëve. A jetojnë sot qytetarët më mirë se më parë. Jo. A janë rritur rrogat. Jo. Janë shtuar skemat sociale por nuk ka pasur shtim të vendeve të penës”, ka deklaruar Mushkolaj./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori