LAJMI I FUNDIT:

Dështimet më të mëdha të Qeverisë Kurti brenda një viti sipas Krasniqit e Abdixhikut

Dështimet më të mëdha të Qeverisë Kurti brenda një viti sipas Krasniqit e Abdixhikut

Arrogante, konfliktuoze, e paaftë dhe jokompentente, kështu po cilësohet nga partitë opozitare qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti.

Sot kur Qeveria Kurti ka bërë plotë një vit qeverisjeje, dy partitë opozitare PDK e LDK kanë deklaruar se kjo qeveri u ka sjellur vetëm dëme qytetarëve.


Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha sot se ajo çfarë e karakterizon paaftësinë e kësaj qeverie, nuk është thjeshtë performanca e dobët në realizimin e objektivave të saj, por është kostoja që ajo ka prodhuar për qytetarët e Kosovës.

“Si rezultat i kësaj paaftësie, Republika e Kosovës për një vit qeverisje të Kryeministrit Kurti, nuk figuron as në hartën e investimeve strategjike, as në hartën e rëndësisë politike rajonale, e as në hartën e partneritetit të qëndrueshëm me partnerët dhe aleatët strategjik të Kosovës”, ka shtuar ai.

Sipas tij, programi i qeverisë Kurti përgjithësisht ka qenë një lojë fjalësh, transmeton Telegrafi.

“Aty ku nuk ka qenë lojë fjalësh, ka qenë kopje planesh. Aty ku nuk ka qenë kopje planesh, ka qenë nocione librash. Por program të qëndrueshëm që vendosë hapa konkret për zhvillim ekonomik, për rend dhe ligj, për punësim, për integrim e mirëqenie, nuk ka pasur”, u shpreh Krasniqi.

Krasniqi e quan të paaftë Qeverinë Kurti, përmend dështimet gjatë një vit qeverisje
Lexo po ashtu Krasniqi e quan të paaftë Qeverinë Kurti, përmend dështimet gjatë një vit qeverisje

Kreu i PDK-së tutje ka shtuar se kjo qeveri gjatë një vit qeverisje ka pasur vetëm keqmenaxhim të pandemisë, shkurtim të buxhetit për shëndetësi në kohë pandemie, kontrata të dyshimta dhe për mungesë strategjie e vizioni për shëndetësi.

Në anën tjetër, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se në planin e brendshëm Qeveria Kurti është arrogante, ndërkaq në atë të jashtëm, në dialogun Kosovë-Serbi ishte e papërgatitur dhe pa platformë dialoguese.

“Nga kriza e pandemisë, tek ajo e energjetikës e deri tek rritja alarmante e çmimeve – Qeveria Kurti ka vendosur t’i braktisë qytetarët tanë, dhe në betejën e tyre me përballueshmërinë, të sillet si vështruese e krizave. Ajo ka dështuar të reagojë me kohë; siç ka refuzuar të ndërmarrë masa adekuate që do të zbusnin secilën krizë”, u shpreh Abdixhiku.

Abdixhiku më tej shtoi se kjo qeveri, në paaftësinë e saj vepruese për qytetarë, megjithatë ka qenë e aftë të kapë borde, kompani publike e institucione të pavarura me të afërm e familjarë.

“Në politikën e brendshme, Qeveria Kurti ka qenë sa arrogante aq edhe konfliktuoze. Në secilën përfshirje të saj, në drejtësi, sindikata, trupa të pavarur e me vet spektrin politik në vend, kjo qeveri ka dështuar të sigurojë konsensusin minimal për një demokraci të shëndoshë e prosperuese. Tendencat e saja kontrolluese prej pushtetit absolutist, janë përcjellë me sulme edhe ndaj medieve e ndaj fjalës së lirë”, u shpreh i pari i LDK-së.

Abdixhiku kritikon Qeverinë Kurti: Qeverisje arrogante, politikë e jashtme e izoluar, kthim në dialog teknik me Serbinë dhe mosmenaxhim i krizave
Lexo po ashtu Abdixhiku kritikon Qeverinë Kurti: Qeverisje arrogante, politikë e jashtme e izoluar, kthim në dialog teknik me Serbinë dhe mosmenaxhim i krizave

Ai përmendi edhe 12 dështimet që i cilësoi si më të mëdhatë e kësaj qeverie e që ishin: refuzimi i gazifikimit të Kosovës, kriza energjetike, kriza e çmimeve, politika e jashtme e izoluar, kthimi në dialog teknik, joefikasiteti i Kuvendit, kapja e bordeve dhe aktakuzat e pushtetarëve, mos-funksionalizimi i institucioneve të pavarura, vetingu politik, pandemia, stagnimi ekonomik dhe sulmi ndaj medieve dhe jo-transparenca.

Kujtojmë se më 22 mars 2021, me 67 vota për, 30 kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës kishte votuar qeverinë e re, të udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje.

Qeverinë e Kurtit në atë kohë e mbështetën deputetët e komuniteteve joserbe. Ekzekutivi ka tre zëvendëskryeministra dhe 15 ministri, pesë prej të cilave udhëhiqen nga gra. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Kalo në kategori