LAJMI I FUNDIT:

Rexha i reagon Murturit pasi nuk u pranua në UP: Kandidati tjetër i ka plotësuar teknikisht kushtet e konkursit më mirë

Rexha i reagon Murturit pasi nuk u pranua në UP: Kandidati tjetër i ka plotësuar teknikisht kushtet e konkursit më mirë

Profesori i Universitetit të Prishtinës, Blerim Rexha, i ka reaguar Ilir Murturit, i cili aktualisht punon si mësimdhënës në Universitetin Teknik të Vjenës, pasi i njëjti një ditë më parë ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me aplikimin që kishte bërë për punësim në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (FIEK), në UP.

Në një reagim publik, Murturi ka pohuar se ka pranuar me keqardhje lajmin se aplikimi i tij është refuzuar ndërsa ka thënë se kishte pasur dëshirë të kthehet dhe të punësohet në UP, ani pse ai punon në një ndër universitetet më prestigjioze në botë, dhe pavarësisht të gjithave ai kishte zgjedhur sërish Kosovën. Tutje, ai e ka quajtur skandaloz vendimin, ndërsa ka shtuar se do të ankohet në institucionet përkatëse.


Dëshiroi të punësohet në Fakultetin Teknik, profesori Murturi i cili punon në Universitetin e Vjenës thotë se iu refuzua aplikimi
Lexo po ashtu Dëshiroi të punësohet në Fakultetin Teknik, profesori Murturi i cili punon në Universitetin e Vjenës thotë se iu refuzua aplikimi

E Rexha i cili ka qenë anëtar i Komisionit në konkursin ku Murturi ka aplikuar, ka thënë se kandidati tjetër, Besmir Sejdiu, i ka plotësuar teknikisht kushtet e konkonkursit më mirë.

“Ilir kandidati i rekomanduar, Dr. Sc. Besmir Sejdiu, ka plotësuar teknikisht kushtet e konkursit më mirë se ti. Personalisht mendoj që monografia e kërkuar sipas konkursit nuk është ndonjë vlerë e shtuar shkencore, aq më shumë që komisioni e ka pa vetëm faqen e parë dhe të fundit (të shtypur në fotokopje), edhe teksti i përkthyer nuk paraqet ndonjë vlerë të shtuar por kështu kundër kanditati, ka mbledh pikë më shumë – gjithnjë në pajtim me rregullat e konkursit, dhe fatkeqësisht këto pikë e kanë bërë diferencën”, është shprehur profesori Rexha, në një reagim të bërë në Facebook.

Ai tutje ka thënë se e kupton plotësisht zhgënjimin dhe frustrimin e Murturit, i cili sipas tij është me vend.

“Unë dhe anëtaret tjerë të komisionit kemi analizuar deri në detajet më të vogla dokumentet e dy kandidatëve më serioz në këtë aplikim: tëndin dhe të Besmir Sejdiut”, ka shkruar Rexha, duke shtuar se sikur konkursi të mos kishte rregulla dhe sikur komisioni të kishte një vlerësim të lirë, “ti do të ishe zgjedhja jonë e parë”.

“Edhe unë edhe dy anëtaret tjerë të komisionit (Prof. Kadri Sylejmani dhe Prof. Avni Rexhepi) e kemi vlerësuar që ti je shkencëtari më i mirë se krejt kundër kandidatët. Por siç e din edhe vet, dhe gjithandej, secili konkurs ka rregulla specifike, e në rastin e UP-se është Rregullorja Nr. 886, të datës 27.04.2022, që ka 7 (shtatë) nënkategori të vlerësimit për pozitën e profesorit, siç shihet edhe raportin e publikuar nga universiteti (https://stafiakademik.uni-pr.edu/Buletini). Vlerësimi është bërë duke respektuar në plotni kushtet e konkursit”, ka deklaruar profesori i UP-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori