Rexha: Pesë skuadra në garën për titull

Sipas njërit ndër sulmuesit më të mirë në vendin tonë, Prishtina, Ferronikeli, Besa, Hajvalia dhe Trepça ’89, do të jenë skuadrat në garën për titull të kampionit.
Rexha thotë se pjesa e dytë e garave do të jetë e ashpër sa i përket luftës për majat e tabelës.
“Mendoj se Prishtina, Ferronikeli, Besa, Hajvalia dhe Trepça ’89, do të jenë skuadrat në garën për titull të kampionit. Mirëpo, besoj se Prishtina do të jetë skuadra kryesore për të sfiduar titullin pas përforcimeve cilësorë që ka bërë”, ka thënë Rexha për KosovaPress.
Ish sulmuesi i disa skuadrave elitare të vendit tonë, por që karrierë ka bërë edhe në Shqipëri, e pranon se ka skuadra të interesuara për të, por ai thotë se do ta respektojë kontratën deri në fund.
“Për momentin jam në Besë të Pejës dhe do ta respektojë kontratën time që është e vlefshme edhe gjashtë muaj. Për momentin nuk jam duke e menduar largimin, edhe pse ka interesim nga disa skuadra tjerë, por diçka konkretet nuk ka. Unë dua që edhe në pjesën e dytë të garave të jem pjesë e Besës”, ka theksuar Rexha.
Ai beson se Besa do të jetë edhe më e fortë në stinorin pranveror. Besa stinorin vjeshtor e ka mbyllur në pozitën e gjashtë më 23 pikë të tubuara. /KP/Telegrafi/



















































