“Jam i befasuar me atë çka ka thënë Duraku, por nuk çuditem pasi ai është pika më e dobët në skuadrën e Trepçës ’89. Ai edhe tani po thotë se nuk ka folur për mua. Asnjë trajner nuk ka marr më pak pikë në këtë skuadër sesa Duraku gjatë pjesës vjeshtore. Shumë më mirë i ka pasur punët Trepça ’89 me trajnerët Gani Sejdiun e Arsim Abazin dhe jam i bindur se po të ishin ata ende në klub do të kishim më shumë suksese dhe nuk do të gjendeshim në pozitë çfarë është sot Trepça ‘89”, shprehet ish-sulmuesi i Vllaznisë së Shkodrës, Kastriot Rexha, i cili në vjeshtë ishte pjesë e Trepçës’89.

“Mund të them se Fahredin Duraku vetëm figuron si trajner në bankinë pasi nuk vendos për asgjë. Ai vetëm mund t’i kryej stërvitjet dhe asgjë më shumë. Nuk e ka përvojën e duhur dhe mund të jetë i mirë për stërvitje me fëmijë apo ndihmës i ndonjë trajneri tjetër, por kurrë një trajner i mirë”, shprehet Kastriot Rexha, i cili u largua nga skuadra e “minatorëve” pas stinorit vjeshtor, ndonëse edhe gjatë kësaj kohe nuk kanë munguar golat. Në fakt, Rexha në vjeshtë ka shënuar 8 gola për Trepçën ’89, pra vetëm një gol më pas se Astrit Fazliu i Ferizajt. /Zëri/Telegrafi/ 

telegrafi sport app