LAJMI I FUNDIT:

Revolucioni kuban i Obamës

Revolucioni kuban i Obamës

Kuba, my love! Është kjo një deklaratë krejt e veçantë dashurie, që i shpreh presidenti i SHBA-së Barack Obama ishullit të Karaibeve. Kjo deklaratë është po aq revolucionare sa edhe relovucioni kuban dhe po aq paqësore sa edhe predikimi biblik në mal. Duajini armiqtë tuaj, është mesazhi.

Presidenti Barack Obama e ka humbur "armikun" e vjetër komunist. Dhe, presidentit të Kubës Raul Castro i është shuar urrejtja ndaj kapitalizmit. Gjatë bisedës së parë telefonike që pas vitit 1961 mes dy presidentëve, shumë shpejt të dy krerët e shteteve ranë dakord. Ata duan të rivendosin marrëdhëniet e ngrira që prej asaj kohe dhe të shkëmbejnë sërish ambasadorët.


Është vetëm një çështje kohe se deri kur do të shfuqizohet edhe embragoja tregtare e SHBA-së ndaj Kubës. Sepse, qysh tani fjala "embargo" në fakt përdoret vetëm si një bandazh ideologjik prej përfaqësuesve të vijës së fortë politike, veçanërisht prej republikanëve në Kongresin e SHBA-së, të cilët fundin e sanksioneve e konsiderojnë si një dështim të SHBA-së.

Ndërkohë shfuqizimi i embargos po vazhdon me ritme të shpejta: që nga viti 2000 krahas medikamenteve lejohen të eksportohen si ndihma humanitare nga SHBA-ja në Kubë edhe produkte bujqësore, si misër, drithëra dhe shpendë.

Gjithashtu, që nga viti 2011 çdo vit udhëtojnë drejt Kubës rreth 100 mijë amerikanë nga SHBA-ja për shkëmbime kulturore dhe shkencore. Janë shfuqizuar gjithashtu edhe kufizimet e udhëtimit për kubanët në emigracion në SHBA, që duan të vizitojnë të afërmit e tyre në ishull. E, sipas njoftimeve të shtypit ushtarakët e të dyja vendeve bashkëpunojnë për mbikëqyrjen kufitare përgjatë bregdetit dhe në kufi me bazën e marinës së SHBA-së, Guantanamo.

Tani Obama do të hapë zyrtarisht "një kapitull të ri" në marrëdhëniet me ishullin komunist të Karaibeve dhe do ta heqë Kubën nga lista e vendeve të ashtuquajtura të pabesa, të cilat mbështesin terroristët. Veç kësaj do të shfuqizohet në masë të gjerë edhe ndalimi i udhëtimit për turistët amerikanë në ishullin e Karaibeve.

Por, më shumë se kaq ndërkohë nuk mund të bëhet, sepse për një shfuqizim të plotë të sanksioneve Obamës i nevojitet shumica në Kongres në Washington. Megjithatë edhe pse këto janë hapa të vegjël – rënia e murit amerikano-kuban tashmë ka nisur. Zbutja e sanksioneve dhe rivendosja e marrëdhënieve diplomatike në mënyrë të pakthyeshme i hapin rrugën fundit të embargos.

Shembja e murit në kokë duhej të kishte nisur me kohë. Sepse bllokadës i ka kaluar koha dhe ajo është dëshmuar si pa efekt. Për më tepër vlen të theksohet, që ithtarët e embargos kanë shkaktuar me të efektin e kundërt të asaj që në fakt kanë synuar. Ata u kanë lënë hapësirë pushtetmbajtësve komunistë në Havana që ta përdorin këtë si pretekst për dështimin e tyre në politikën ekonomike. Tani armiqtë e vjetër janë pajtuar në predikimin në mal. Rroftë dashuria mes armiqve! 

Në trend

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Deklarimi i pasurisë së Kurtit, Miftaraj thotë se ai po investon në Norvegji

Deklarimi i pasurisë së Kurtit, Miftaraj thotë se ai po investon në Norvegji

Lajme
“Ishte thjesht kaos - ka pasur të shtëna majtas e djathtas”: Katër policë të vrarë, katër të tjerë të plagosur në një ‘rrethim shtëpie’ në Karolinën e Veriut

“Ishte thjesht kaos - ka pasur të shtëna majtas e djathtas”: Katër policë të vrarë, katër të tjerë të plagosur në një ‘rrethim shtëpie’ në Karolinën e Veriut

Amerika
Ushtria ruse 'ka humbur' 1,250 ushtarë të tjerë në Ukrainë, në vetëm një ditë - humbje të mëdha edhe në armatim

Ushtria ruse 'ka humbur' 1,250 ushtarë të tjerë në Ukrainë, në vetëm një ditë - humbje të mëdha edhe në armatim

Botë

"Valla më mbyti 'mësyshi'", Vesa Vallasaliu shpjegon për 'aksidentin' që pësoi me veturën e saj luksoze

Magazina
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori