LAJMI I FUNDIT:

Revoltohu!

Ky tekst është një ndërhyrje e qëllimshme në sferën e jetës së përditshme të Shkupit. Nuk ka për qëllim të vajtojë mjerimin, varfërinë, mungesën e fuqisë politike dhe kulturore, bërllokun, billbordat e shëmtuar, paternalizmin, seksizmin dhe stagnimin. Jo, assesi!

Synimi im, po ashtu, nuk është të paraqes një rrëfim personal të ndjenjave të këqija në këtë hapësirë jetese kaq jo të rafinuar të quajtur Shkup, e as për mënyrën arrogante dhe frikësuese të jetesës në të. Në të kundërtën! Përmes, këtij teksti dua t’i motivojë shqiptarët që të ngrenë zërin dhe të shprehin revoltën e tyre kundër padrejtësive që ju bëhen atyre në qytetin e tyre.


***

U habita kur pashë lajmin se janë zbuluar rrahësit e Isufit në Lisiçe, i cili para disa ditësh ishte sulmuar nga shtatë huliganë maqedonas. Dikush mund të habitet nga unë se pse jam habitur kur një rast i këtillë zbardhet. Athua kam të drejtë unë?

Vlerësoj se zbardhja e këtij rasti është vetëm hedhje pluhuri në sy. Vetëm gjatë viteve të fundit e këndej, ka pasur më shumë se njëmijë rrahje të të rinjve, grave, burrave, pleqve dhe fëmijëve shqiptarë. Nga këto, me sa mbaj mend unë, janë zbuluar vetëm sulmuesit e rastit të fundit.

Për të qenë ironia më e madhe, me shtyu të mendoj se vetëm në këtë rast nuk ka gisht pushteti aktual. Nga këtu logjika kërkon që të gjitha viktimat tjera të ngrenë zërin e revoltës dhe të kërkojnë nga ky pushtet t’i zbulojë edhe autorët e rrahjeve të fëmijëve, nënave, motrave dhe prindërve të tyre. Se ndryshe kjo do ishte “bukuria e së keqes”.

***

Lajmi se pushteti aktual ka filluar që për çdo ndërtesë të “Shkupi 2014”, të rris buxhetin për një milion euro e për një tjetër 700 mijë euro, duhet të na revoltojë të gjithë ne shqiptarët.

Përderisa vetë guvernatori i Bankës Popullore të Maqedonisë ka pranuar se gurbetxhinjtë shqiptarë me paratë që ua dërgojnë familjarëve të tyre në Maqedoni e mbushin buxhetin e Maqedonisë dhe e mbrojnë shtetin nga falimentimi, atëherë pse mos ta ngremë zërin ne shqiptarët të kërkojmë që ato mjetet, nëpërmjet buxhetit të Maqedonisë, duke u shpërndarë nëpër viset shqiptare, të na kthehen në forma të investimeve kapitale.

***

Rinia jonë ka të drejtë të revoltohet edhe nga sjellja e partisë shqiptare në pushtet e cila fare nuk çanë kokën për shqiptarët po vazhdon të merret me problemin e emrit që ka Greqia me Maqedoninë.

***

Po ua them edhe një mesele: gjatë sulmit të Konstatin Polës (Stambolli), dy pabesimtarë ishin futur në një tunel dhe kishin biseduar njëri me tjetrin se “a janë engjëjt meshkuj apo femra”, ndërsa nga ana tjetër ishte djegur i gjithë Stambolli.

Kjo vlen edhe për pushtetarin tonë maqedonas dhe atë shqiptar, përderisa ata merren me Greqinë, e “Shkupi 2014” vazhdon të ndërtohet, ndërsa shumë sulme vandale ndaj shqiptareve mbeten enigmë. Prandaj, shqiptarëve nuk u ka mbetur gjë veçse të revoltohen dhe ta shprehin mllefin e tyre.

Në trend

Më shumë
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?

Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?

Botë
Kalo në kategori