LAJMI I FUNDIT:

Revista “Time” ironizon me situatën e emigrantëve në SHBA (Foto/Video)

Revista “Time” ironizon me situatën e emigrantëve në SHBA (Foto/Video)

Numri i ri revistës javore “Time” që pritet të dal në shitje më 2 korrik, ka në ballinë interesante të një fëmijë të emigrantëve nga Hondurasi që është ndarë me dhunë nga nëna, që qëndron para presidentit amerikan Donald Trump, kurse në sfondin e kuq shkruan “Mirë se vini në Amerikë”.

Në “Time” kanë bërë të ditur se fotografinë për Getty Images e ka shkrepur John Mure, fitues i çmimit Pulitzer, i cili për vite të tëra ka fotografuar emigrantët nëpër pikëkalimet kufitare mes SHBA-ve dhe Meksikës, transmeton Telegrafi.


Thuhet se një nga fotografitë e Mure është shkrepur gjatë kësaj jave, e cila është bërë temë debati për emigrantët në SHBA.

“Kësaj radhe e kam pasur vërtetë vështirë. Sapo përfundoi gjithçka, i kanë futur (emigrantët) në furgon. Më është dashur të qëndrojë pa lëvizur dhe të marrë frymë thellë disa herë”, ka deklaruar fotografi Mure.

Ai ka shpjeguar në detaj reagimin e tij në këtë skenë, ku dyvjeçarja nga Hondurasi qan derisa nënën ia marrin policët në qytetin Mekalen në Teksas.

“E gjitha çfarë kam dashur në ato momente të bëjë ishte ta merrja vogëlushen dhe ta përqafoja. Por, nuk kam mundur”, ka shtuar Mure.

Presidenti amerikan Donald Trump dje ka nënshkruar një dokument me të cilin urdhërohen autoritetet përkatëse që të ndalin praktikën e ndarjes së fëmijëve nga prindërit që futen ilegalisht në SHBA, duke ua mundësuar kështu të qëndrojnë së bashku deri në vendimin e marrë nga zyra e emigracionit.

Ministri i Mbrojtjes, James Mattis, ka deklaruar se Pentagoni do të “reagojë nëse kërkohet” për të ndihmuar në akomodimin e emigrantëve që janë kapur me rastin e kalimit të kufirit SHBA-Meksikë përmes rrugëve ilegale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Trump 2.0: Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një rikthim të tij në Shtëpinë e Bardhë?

Trump 2.0: Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një rikthim të tij në Shtëpinë e Bardhë?

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Amerika
Kalo në kategori