LAJMI I FUNDIT:

Restoranti shërbeu në dasmë kifle dhe sallata të ambalazhuara, paditet nga nusja e zhgënjyer (Foto)

Restoranti shërbeu në dasmë kifle dhe sallata të ambalazhuara, paditet nga nusja e zhgënjyer (Foto)

Të gjitha duan të kenë kujtimin më të bukur, prej asaj që konsiderohet si dita më e lumtur e jetës. Derisa mundohen që gjithçka të jetë e përkryer, të porsamartuarit nuk brengosen se si do të jetë ushqimi, pasi ky është obligim i restorantit.

Por, Kelly Dickens nga Nottingham i Anglisë, mbeti e zhgënjyer dhe e turpëruar, kur në ceremoninë e saj të martesës, u shërbyen kifle, sallata që ishin ende të ambalazhuara dhe ushqime tjera super-marketi, transmeton Telegrafi.


E mllefosur me këtë neglizhencë, 34-vjeçarja i ka paditur zyrtarët e restorantit, që ku e kishte bërë pagesën për meny të plotë. Ku përfshihej, gjella e ngrohtë dhe ëmbëlsira.

“Kur i pashë ushqimet e paketuara, mendova se dikush i ka marrë prej shtëpisë. Pasi u afrova te tavolina kryesore, pashë që gjithçka ishte blerë e gatshme. Disa kishin edhe çmimet e ngjitura” ka thënë Dickens.

Zyrtarët e restorantit të angazhuar për dasmën, nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje. /Telegrafi/