LAJMI I FUNDIT:

Restoranti i parë nënujor evropian, është hapur në një bregdet të Norvegjisë (Video)

Restoranti i parë nënujor evropian, është hapur në një bregdet të Norvegjisë (Video)

Mbi 7,000 mysafirë kanë bërë rezervimet, që të jenë ndër të parët që shërbehen në restorantin e parë nënujor evropian.

I ndodhur në një bregdet të pjesës më jugore të Norvegjisë, objekti  nga jashtë, më shumë ngjanë sikur të jetë fundosur pjesërisht në Detin e Veriut, transmeton Telegrafi.

Under që në gjuhën norvegjeze nënkupton mrekulli, është ndërtuar nga e njëjta kompania që ka krijuar Pallatin e Operës në Oslo, si dhe memorialin 9/11 në New York.

“Kalimi nga rruga për në hapësirën nën ujë, është shumë e shpejtë. Këtu pamja është e mahnitshme, origjinale dhe jo akuarium” ka thënë një prej inxhinierëve.

Tavani i lartë tetë metra si dhe paneli gjigant prej xhamit, lejon 40 mysafirëve të shikojnë botën nënujore. Ndërtimi është i fortë dhe mund t’i përballojë të gjitha kushteve atmosferike, madje edhe valëve të fuqishme.

Mirëpo, të interesuarit për shërbimet e këtij restoranti, duhet të përgatisin 380 euro, për një drekë me disa lloje ushqimesh deti dhe specialitete të zonës. /Telegrafi/