LAJMI I FUNDIT:

Bora e hershme në Kinën veriore kërcënon të thellojë krizën energjetike

Bora e hershme në Kinën veriore kërcënon të thellojë krizën energjetike

Fenomeni klimatik i njohur si La Nina solli borë të hershme mes temperaturave në rënie në të gjithë Kinën veriore në fundjavë, derisa vendi po lufton me krizën më të keqe të energjisë në një dekadë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, pjesë të mëdha të vendit, duke përfshirë Pekinin, Tianjin, Hebein dhe Mongolinë e Brendshme, përjetuan të shtunën reshjet e para të borës të këtij dimri.


Shërbimi kombëtar i motit tha se provincat verilindore ka gjasa të përjetojnë reshjet të mëdha dëbore në ditët e ardhshme dhe valët e ftohta do të vazhdojnë të lëvizin drejt jugut dhe të godasin pjesën më të madhe të Kinës.

Mes tjerash raportohet se të ftohtit dhe reshjet e borës mund të kenë një “ndikim negativ” në furnizimin me energji të vendit, bujqësinë dhe infrastrukturën e transportit.

“Ne duhet t’i kushtojmë vëmendje ndikimit negativ që sjell në furnizimin me energji, shëndetin e njerëzve, kontrollin e pandemisë, infrastrukturën dhe bujqësinë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/