LAJMI I FUNDIT:

Reshje të dendura shiu, New York-u “pushtohet” nga uji

Reshje të dendura shiu, New York-u “pushtohet” nga uji

New York-u dhe shumë vende të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kaluan valën e të nxehtit afrikan por tani po përballen me një kërcënim tjetër natyror, atë të reshjeve të shiut.

Reshje të dendura shiu po bien në New York duke krijuar një kaos në shumë zona.


Rrugët janë të përmbytyra duke shkaktuar trafiqe dhe bllokime të lëvizjes.

Me qindra shtëpi kanë humbur energjinë elektrike dhe të shumta janë familjet që janë evakuuar, përcjell tch.

Në fragmente të ndryshme gjatë stuhisë ka rënë dhe breshër dukë lënduar edhe disa persona.

Në aeroport si shkak i kushteve të rënduara atmosferike janë shtyrë dhe anuluar disa fluturime.

Metrotë janë përmbytur gjithashtu duke krijuar probleme në lëvizje.