LAJMI I FUNDIT:

Reshitaj i reagon Haki Abazit: Kurrë s’kam punuar kundër interesave të shtetit!

Reshitaj i reagon Haki Abazit: Kurrë s’kam punuar kundër interesave të shtetit!

Albena Reshitaj, këshilltarja e kryeministrit të Republikës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj disa deklaratave të Haki Abazit, që i tha në një emsion televiziv.

“Për temën në fjalë që ka të bëjë me shpronësimin e tokave në Brezovicë, i them z.Abazit që atë vendim për të cilin ai flet me aq siguri, nuk është nënshkruar nga unë si ministre e asaj kohe dhe kjo fare lehtë mund të verifikohet sepse ato vendime ndodhen në arkivin e MMPH. Përkundrazi unë kam proceduar në Qeveri në afat ligjor anulimin e këtij vendimi, me që rast i janë shpëtuar buxhetit të Kosovës afër 30 milion euro”, ka shkruar ajo.


Reagimi i plotë:

Mbrëmë në emisionin “Jeta në Kosovë” jam apostrofuar nga z.Haki Abazi i ftuar si mysafir në debatin e zhvilluar aty.

Për të informuar drejtë opinionin publik, dua ta njoftoj z.Abazin por edhe opinionin e gjërë se gjatë kohës sa kam drejtuar MMPH, asnjeherë nuk kam marr ndonjë vendim në dëm të interesit nacional të vendit dhe qytetarëve. Përkundrazi gjithmonë vendimet e mija kanë qenë në plotëni me Kushtetutën dhe ligjet e aplikueshme në vend.

Për temën në fjalë që ka të bëjë me shpronësimin e tokave në Brezovicë, i them z.Abazit që atë vendim për të cilin ai flet me aq siguri, nuk është nënshkruar nga unë si ministre e asaj kohe dhe kjo fare lehtë mund të verifikohet sepse ato vendime ndodhen në arkivin e MMPH. Përkundrazi unë kam proceduar në Qeveri në afat ligjor anulimin e këtij vendimi, me që rast i janë shpëtuar buxhetit të Kosovës afër 30 milion euro.

Shprehi keqardhjen time për pa informimin e saktë të z.Abazit apo edhe ndoshta keq informinin e tij.

Gjithashtu ua bëj me dije që askush nuk mundet mua të më detyroj të veproj kundër ligjit dhe interesave të vendit.

Për korrektësi, këtij reagimi i bashkangjes edhe linkun, në të cilin i kam kërkuar Qeverisë anulimin e shpronsimeve në Brezovicë.

Me respekt,

Qeveria anulon shpronësimet për Qendrën turistike në Brezovicë

Qeveria ka shfuqizuar vendimin për shpronësimin e pronave të paluajtshme për interes publik, të cilat preken nga implementimi i projektit për Qendrën turistike në Brezovicë, pasi që ky projekt ka dështuar.

Ishte ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Albena Reshitaj, ajo që propozoi anulimin e këtij vendimi, raporton Ekonomia Online.

Reshitaj tha se anulimi i këtij vendimi është i domosdoshëm pasi me anulimin e këtij vendimi evitohen problemet me gjykatat të cilave i janë drejtuar pronarët e pronave.

Miratim i këtij vendimi u kërkua edhe nga kryeministri Haradinaj.

Ai tha se nëse ofrohet ndonjë projekt për të investuar në korzorcioumin turistik të Brezovicës atëherë do të jenë të gatshëm që të rifillojnë përsëri në mënyrë që t’i kryejnë obligimet e parapara nga investitorët e mundshëm.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori