LAJMI I FUNDIT:

Reshitaj ndalon shfrytëzimin e veturave zyrtare pas orarit të punës dhe kufizon udhëtimet jashtë vendit

Reshitaj ndalon shfrytëzimin e veturave zyrtare pas orarit të punës dhe kufizon udhëtimet jashtë vendit

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikim Hapësinor, Albena Reshitaj, me qëllim të koordinimit të punëve në MMPH dhe kursimit të buxhetit ka nxjerrë dy Urdhëresa me të cilat ndalohen keqpërdorimet e mundshme të detyrës zyrtare dhe parasë publike.

“Për të siguruar ligjshmërinë e të gjitha veprimeve administrative, ministrja urdhëron të gjitha Agjencitë, Departamentet dhe njësitë tjera administrative, në varësi të ministres që veturat zyrtare të MMPH-së të mos përdorën pas orarit të punës”, thekson njoftimi i kësaj ministrie.


Po ashtu ministrja ka nxjerr një tjetër Urdhëresë me të cilin obligohen të gjithë zyrtarët e MMPH-së që pa aprovim të mos realizohet asnjë udhëtim zyrtar jashtë vendit. /Telegrafi/