LAJMI I FUNDIT:

Reshitaj: Kosova nuk do të ketë probleme me energji elektrike

Reshitaj: Kosova nuk do të ketë probleme me energji elektrike

Vendi ynë nuk do të ketë probleme me furnizim me energji elektrike në sezonin e dimrit. Kështu tha në një intervistë dhënë Telegrafit, ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj.

Në intervistën dhënë gazetarit Muhamet Hajrullahu, ajo tregoi situatën dhe detajet e marrëveshjes mes qytetarëve, KEK-ut dhe Qeverisë për çështjen e shpronësimit në fshatrat Hade dhe Shipitullë të Obiliqit.


“Ne i jemi qas në mënyrë urgjente kësaj situate, në rast të kundërt ne do të rrezikonim të mbeteshim pa energji elektrike. Këtu kishte ekzistuar një marrëveshje në mes KEK-ut dhe banorëve, në të njëjtën kohë për të verifikuar një mundësi bashkëpunimi-memorandumi, gjithmonë duhet të ekzistojë një ekspertizë profesionale e cila do të vendoste për një lloj bashkëpunimi”, ka deklaruar Reshitaj për Telegrafi.com.

Ajo thotë se marrëveshja ka ardhur falë bashkëpunimit dhe seriozitetit të Qeverisë Haradinaj.

Sipas saj, Ministria do të marr të gjitha obligimet e saj dhe nuk do të ketë vonesa në zotimet e saj.

“Kjo marrëveshje është arritur. Kemi takuar grupe të qytetarëve. E konsideroj si fitoren e parë të kësaj Qeverie, pasi arritëm marrëveshje në mes banorëve të KEK-ut dhe Ministrisë”, ka thënë Reshitaj.

Ajo po ashtu tha se kjo është problematikë e stërzgjatur e qeverisë së kaluar dhe se synimet e kësaj ministrie do të jenë pos tjerash plotësimi i kornizës ligjore, ruajtja e mjedisit dhe adresimi i temave si Prevalla, gurëthyesit dhe mbrojtja e lumejve ./Telegrafi/