LAJMI I FUNDIT:

Rëra nga Sahara edhe në Maqedoni!

Rëra nga Sahara edhe në Maqedoni!

Rrymimi jugor i ajrit nuk sjell vetëm kushte të këndshme të motit siç janë dielli dhe temperaturat e larta pranverore që i tejkalojnë 20 gradët, por edhe shqetësime, siç është rëra e imët nga Sahara, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Prej sot e deri të premten mbi Maqedoni do të gjendet një sasi më e madhe e rërës e cila do të lëviz me shpejtësi prej 50 deri më 120 mikro gram në metër kub, që do sjell sasi të madhe të pluhurit në ajër. /Telegrafi/