LAJMI I FUNDIT:

Republikani Kevin McCarthy do të largohet në fund të këtij viti nga Kongresi amerikan

Republikani Kevin McCarthy do të largohet në fund të këtij viti nga Kongresi amerikan

Ish-kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy po jep dorëheqje nga Kongresi amerikan dhe do të largohet në fund të këtij viti, njoftoi ai përmes një shkrimi autorial në Wall Street Journal.

McCarthy, i cili ka qenë në detyrë për 17 vjet, zbuloi arritjet jetësore politike në artikull dhe bëri të qartë se nuk është penduar për asgjë në jetë.

Votim historik në SHBA - Kevin McCarthy shkarkohet nga posti i kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve
Lexo po ashtu Votim historik në SHBA - Kevin McCarthy shkarkohet nga posti i kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve

Ligjvënësi amerikan, i cili pas 15 raundeve të votimeve u zgjodh kryetar i Kongresit, u shkarkua vetëm nëntë muaj më vonë pasi zemëroi krahun e djathtë të partisë republikane kur doli në mbështetje të demokratëve për të rritur shpenzimet.


“Pa marrë parasysh shanset apo kostot personale, ne bëmë gjënë e duhur. Kjo mund të duket jashtë modës në Uashington, por populli amerikan po korr sukseset në të gjithë vendin”, shkroi ai.

“Shkoj duke e ditur se i lashë të gjitha në fushë – si gjithmonë, me një buzëqeshje në fytyrë”, shtoi 58-vjeçari, raporton cnn.

Kaos në Dhomën e Përfaqësuesve, shkarkimin e kryetarit e kërkoi republikani besnik i Trumpit
Lexo po ashtu Kaos në Dhomën e Përfaqësuesve, shkarkimin e kryetarit e kërkoi republikani besnik i Trumpit

Pas vendimit të McCarthyt, tashmë do të ngushtohet edhe më shumë numri i ligjvënësve mes republikanëve dhe demokratëve.

Kujtojmë se javën e kaluar, ligjvënësi republikan nga New Yorku, George Santos, u përjashtua nga Dhoma e Përfaqësuesve pas akuzave për korrupsion. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Aeroplani ushtarak rus hyn në hapësirën ajrore polake

Aeroplani ushtarak rus hyn në hapësirën ajrore polake

Evropa
Republikani dëshiron të riemërojë Grenlandën

Republikani dëshiron të riemërojë Grenlandën "e kuqe, e bardhë dhe e kaltër" – reagon eurodeputeti danez

Amerika
Inteligjenca daneze: Rusia mund të nisë një luftë të madhe në Evropë brenda pesë viteve

Inteligjenca daneze: Rusia mund të nisë një luftë të madhe në Evropë brenda pesë viteve

Evropa
Analisti ushtarak britanik: SHBA-ja mund t'ia lë në dorë Ukrainën, Evropës - ata kanë punë me Kinën

Analisti ushtarak britanik: SHBA-ja mund t'ia lë në dorë Ukrainën, Evropës - ata kanë punë me Kinën

Evropa
Pse protestat e studentëve në Serbi nuk kanë lider?

Pse protestat e studentëve në Serbi nuk kanë lider?

Serbia
Kalo në kategori