LAJMI I FUNDIT:

Republikanët fillojnë hetime kundër Obama-s dhe Clinton-it

Republikanët fillojnë hetime kundër Obama-s dhe Clinton-it

Disa deputetë republikanë njoftuan sot hapjen e dy hetimeve të reja parlamentare, ku njëri shënjestron ish-presidentin demokrat Barack Obama, ndërsa tjetri ish-kandidaten demokrate për presidente, Hillary Clinton, që i shtohen grumbullit të hetimeve që janë duke u kryer aktualisht në kryeqytetin amerikan.

Një prej këtyre hetimeve të reja synon të hedhë dritë mbi vendimin e FBI-së dhe të Ministrisë së Drejtësisë, gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016, për të mos hetuar Clinton-in që në atë kohë ishte kandidate, në aferën e përdorimit të një serveri personal për dërgimin e email-eve kur ishte sekretare e Shtetit.


Hetimi i dytë shënjestron një vendim të marrë në vitin 2013 nga administrata Obama që konsiston në miratimin e shitjes së grupit minerar kanadez, “Uranium One” tek shoqëria ruse “Rosatom”.

Ky vendim, i marrë pasi grupi minerar kishte bërë shumë dhurime për Fondacioni Clinton  të ish-presidentit Bill Clinton, kishte sjellë si pasojë marrjen nga “Rosatom” 20 për qind të stoqeve të uraniumit amerikan.

Këto hetime vijnë në një moment që republikanët dhe presidenti Donald Trump janë nën zjarrin e kritikave për shkak të një serie hetimesh mbi një ndërhyrje të mundshme ruse gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016.

Në trend Botë

Më shumë
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Kalo në kategori