LAJMI I FUNDIT:

Republikanët amerikanë synojnë hartimin e një projektligji për migrantët

Republikanët amerikanë synojnë hartimin e një projektligji për migrantët

Republikanët amerikanë janë duke bërë përpjekje për të hartuar një projektligj që do të adresojë pakënaqësitë në rritje lidhur me politikën që po ndanë familjet e migrantëve në kufirin mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës.

Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka thënë një grupi të republikanëve se ai do të mbështeste ndonjë projektligj për imigrimin, nëse ata e miratojnë fillimisht, ka njoftuar zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Raj Shah.

Kongresi i kontrolluar nga republikanët është nën presion për të ndaluar politikën për migrantët, pasi kjo e fundit është përcjell me shumë kundërshti.


Presidenti Trump ka thënë se ky hap ka qenë i nevojshëm për të ndaluar kalimet ilegale të kufirit.

“Ne kemi pasur takim shumë të mirë”, ka thënë Trump, pasi është takuar me ligjvënësit republikanë.

Nuk është bërë e qartë nëse është arritur ndonjë përparim, mirëpo Shah ka thënë se Trump ka siguruar republikanët për mbështetjen e tij.

Përfaqësuesi, Tom Cole ka thënë se Trump është shprehur gjatë takimit se ndarja e fëmijëve nga prindërit “nuk është aspak tërheqëse dhe nuk duket mirë”.

Në ditën e martë, Trump ka thënë se fëmijët duhet të ndahen nga prindërit e tyre, nëse këta të fundit kalojnë ilegalisht kufirin.

“Kur ndiqni penalisht prindërit që vijnë ilegalisht, duhet të largoni fëmijët”, ka thënë ai.

Zyrtarët amerikanë për imigrim kanë thënë se 2,342 fëmijë janë ndarë nga 2,206 prindër nga 5 maji deri në 9 qershor, në kuadër të politikës amerikane “zero-tolerancë” për migrantët.  /Rel/

Në trend Botë

Më shumë

"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror

Botë
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Amerika
Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Botë
Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Amerika
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Serbia
A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

Botë
Kalo në kategori