LAJMI I FUNDIT:

Reprezentacioni i Kosovës kaloi kontrollin teknik, gati për garën automobilistike malore në Kroaci

Reprezentacioni i Kosovës kaloi kontrollin teknik, gati për garën automobilistike malore në Kroaci

Federata e Auto Sporteve të Kosovës i është nënshtruar me sukses kontrollit teknik të makinave dhe po vazhdon treningun, që të jetë gati për garën automobilistike malore, që do të zhvillohet në Buzet të Kroacisë.

Në këtë garë që përshkon 5,001 metra shtigje të thepisura malore, Reprezentacioni i Kosovës po merr pjesë me shtatë garues, që garojnë në kategori të ndryshme, transmeton Telegrafi.


“Gjithçka është gati për garë dhe po shkon sipas parashikimeve, andaj presim fitore në fund të garave” ka thënë Behar Cakiqi nga grupi Marrakli t’Kerreve, që po i shoqëron garuesit dhe delegacionin e FASK-ut.

FASK merr pjesë me nëntë garues në garën malore që zhvillohet në Buzet të Kroacisë
Lexo po ashtu FASK merr pjesë me nëntë garues në garën malore që zhvillohet në Buzet të Kroacisë

Pjesëmarrës në këtë garë, janë Bardhyl Canolli, Valon Jaha, Liridon Kalenderi, Gazmend Demolli, Besfort Bunjaku, Kreshnik Mariqi dhe Leutrim Bytyqi. /Telegrafi/