LAJMI I FUNDIT:

Rëniet dhe ngritjet e partive! Krahasim i rezultateve në dy zgjedhjet e fundit (Tabela)

Rëniet dhe ngritjet e partive! Krahasim i rezultateve në dy zgjedhjet e fundit (Tabela)

Në më pak se një vit Maqededonia organizoi dy lloje zgjedhjesh, të parakohshme parlamentare, të mbajtura në dhjetor të vitit 2016, si edhe ato lokale, që sapo kanë përfunduar.

Zgjedhjet e parakoshme parlamentare duhej që t’i jepnin fund krizës politike ku u fut vendi, sidomos pas vendimit të LSDM-së që të publikojë përgjimet e paligjshme, shkruan Telegrafi Maqedoni.


Por, ndodhi e kundërta. Kriza u thellua dhe kulmoi me dhunë në Kuvendin e Maqedonisë, ku u sulmuan fizikisht dhe u përgjakën deputetë të qeverisjes së tanishme, përfshi edhe vetë kryeministrin Zoran Zaev.

Të dy ciklet zgjedhore sollën risi në arenën politike, sidomos në atë shqiptare. BDI-ja pësoi thuajse një përgjysmim, partia e re politike, Lëvizja Besa arriti të merr pesë deputetë, kurse krahu reformator i PDSH-së, i udhëhequr nga Ziadin Sela, mori vetëm tre deputetë. PDSH mbeti me dy. Në zgjedhjet parlamentare u vërejt edhe votim i LSDM-së nga ana e shqiptarëve.

Telegrafi Maqedoni ka bërë një analizë të rezultateve zgjedhore të të dy cikleve të fundit, ku shihet një ndryshim në votat shqiptare, gjë që mund të çojë në ndryshim të hartës së qeverisjes lokale.

Rezultatet zgjedhore të vitit 2016 janë marrë për të gjitha zonat zgjedhor dhe janë krahasuar kokë më kokë me ato të vitit 2017, për secilën komunë veçmas, duke patur kujdes që komunat e ndara në zonat zgjedhore parlamentare, të përfshihen bashkë në analizë. Kështu ndodhë me komunën e Dibrës, Kumanovës, Kërçovës, apo edhe të Manastirit, që bëjnë pjesë në dy zona zgjedhore në rastin e zgjedhjeve parlamentare.

Ne kemi bërë dy lloj krahasimesh të rezultateve zgjedhore. Njëri krahasim ka të bëjë me numrin e votave të kandidatëve për kryetarë komunash. Në rastet ku nuk ka kandidat shqiptar për komuna, aty janë shfrytëzuar votat e listave për këshillat komunal.

Krahasimi i dytë është bërë me numrin e votave të listave për këshillat komunal, ku janë përfshirë të gjitha komunat ku janë votuar partitë shqiptare.

Siç mund të shihni në tabelën e parë, në rastin kur krahasimi është bërë me numrin e votave për kryetarë komunash, shohim një ngritje të BDI-së në këto zgjedhje me mbi 20 mijë vota, krahasuar me ato të vitit 2016. Ngritje mund të vërehet edhe te Aleanca Shqiptare, gjithashtu me mbi 20 mijë vota, shkruan Telegrafi Maqedoni.

PDSH-ja ka vazhduar me rënien e saj. Kësaj radhe kjo parti ka pësuar edhe një përgjysmim tjetër, ndërkaq Lëvizja Besa ka pësuar një rënie të lehtë që mbase nuk duhet marrë aq seriozisht.

Në tabelën e dytë, numrat e ngritjes dhe rënies të partive politike shqiptare dallojnë. Siç kemi cekur më lartë, në tabelën e dytë janë krahasuar numrat e votave të listave për këshillëtarë komunal. BDI-ja ka një ngritje prej mbi 6000 vota, PDSH-ja ka përgjysmim përsëri, Lëvizja Besa ka një rënie prej pak më shumës e 9000 votave.

Në këtë rast, Aleanca Shqiptare ka një rritje prej mbi 16 mijë votash. Në të dy tabelat, vërehet se koalicioni i udhëhequr nga Vesel Memedi, nuk ka arritur ndonjë rezultat për t’u konsideruar.

Rethi i dytë i zgjedhjeve lokale do të jetë vendimtarë në shumë komuna shqiptare, ku BDI-ja është në balotazh me ASH-në, si edhe me Lëvizjen Besa, përpos Studeniçanit, ku PDSH-ja do të përballet me Lëvitjen Besa. BDI-ja do të jetë në balotazh me LSDM-në në komunën e Dollnenit./Lirim Shabani/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori