0Shares

Krahasuar me muajin nëntor të vitit 2017, në periudhën e njëjtë të këtij viti, në zonën e përgjegjësisë të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, është shënuar rënie e ndjeshme incidenteve dhe e rasteve të veprave penale në përgjithësi

Sipas kumtesës për media dërguar nga Policia e rajonit të Ferizajt, nisur nga statistikat dhe vlerësimet e bëra për muajin nëtor të këtij viti, është shënuar rënie rënie e veprave penale dhe incidenteve në shkallën 25.9 %, ndërsa vetëm veprat penale kanë shënuar rënie për 17.6 %. Edhe të dhënat statistikore për disa nga veprat penale më serioze, (Lëndime të rënda trupore, Vjedhjet e Rënda dhe Vjedhjet), tregojnë së është shënuar rënie për 17.5 %, ndërkohë që në zonën e përgjegjësisë së DRP-së së Ferizajt, në këtë periudhë kohore nuk është shënuar asnjë rast i Grabitjes.

Gjatë muajit nëntor të këtij viti, në zonën e përgjegjësisë të DRP-së në Ferizaj, nuk ka pasur asnjë aksident trafiku me pasoja fatale, ndërkaq ka rënë ndjeshëm edhe numri i aksidenteve me lëndime, (23.5 % më pak) dhe të atyre më dëme materiale (43 % më pak). Në të njejtën periudhe kohore, ndërkaq, numri i gjobave të shqiptuara për kundërvajtje të ndryshme në trafik, është rritur për rreth 45 %, shprehur në shifra, vetëm në muajin nëntor, janë shqiptuar gjithësej 4409 gjoba (tiketa).

Për sa i përket zbulueshmërisë së veprave penale, ky segment ka arritur shkallën 80 %.

Rënia e numrit të rasteve në muajin nëntor në përgjithësi, është pasqyrë e bashkëpunimit dhe e bashkëveprimit ndërmjet sektorëve të ndryshëm si dhe zbatimit në përpikmëri e urdhërave dhe planeve operative të nivelit qendror të Policisë së Kosovës si dhe puna e mirë që është bërë në sferën e reagimit dhe të parandalimit të veprave penale.

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)