LAJMI I FUNDIT:

Rënie drastike e çmimeve të veturave të përdorura

Rënie drastike e çmimeve të veturave të përdorura

Analizat e fundit tregojnë për një rënie drastike të çmimeve të veturave të përdorura elektrike në SHBA.

Studimi i fundit i kryer nga iseecars.com tregon se ka një rënie të dukshme të çmimeve të veturave të përdorura elektrike në treg. Ndër dhjetë modelet e përdorura me uljet më të mëdha të çmimeve në SHBA janë katër modele elektrike dhe dy hibride.


Është e qartë se si politika e Teslas për uljen e çmimeve të veturave të reja ka ndikuar në uljen e çmimeve në treg. Kjo është arsyeja pse Tesla Model 3 regjistroi rënien më të madhe prej 30.5 për qind.

Dhe në vendin e dytë është Tesla, përkatësisht Model X me një rënie prej 21.3 për qind, ndërsa modeli i tretë Tesla është në vendin e katërt me një rënie të çmimit prej 19 për qind. Nissan Leaf elektrik u shtrydh në mes me një rënie prej 19.2 për qind.

Tre modele nga sfera e Land Rover vijojnë. Këto janë modele të shtrenjta, të cilat në Amerikë nuk njihen saktësisht si automjete tepër të besueshme. Top 10 është rrumbullakosur nga dy hibride dhe një Jaguar elektrike.

Studimi, i bazuar në transaksionet e më shumë se 1.8 milion veturave të përdorura deri në pesë vjeç, u krye nga mesi i vitit 2022 deri në mes të këtij viti. Në përfundim të studimit thuhet se rënia e çmimit të automjeteve elektrike është gati 30 për qind dhe vërehet një përshpejtim shtesë i rënies së çmimit.

“Një vit më parë, çmimet e automjeteve elektrike të përdorura ishin në rritje, duke u rritur më shpejt se makina mesatare e përdorur”, tha analisti ekzekutiv i iSeeCars, Karl Brauer. /Telegrafi/