LAJMI I FUNDIT:

Rënia e sektorit të prodhimit në SHBA rrit presion mbi çmimet e naftës

Rënia e sektorit të prodhimit në SHBA rrit presion mbi çmimet e naftës

Nafta po shfaqet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, por po gjendet nën presion për shkak të të dhënave të dobëta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në anën tjetër, raportet për një rënie të prodhimit në vendet më të mëdha prodhuese kanë kufizuar humbjet. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 58.7 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 53.6 dollarë për fuçi.


Sektori i sektorit të prodhimit në Shtetet e Bashkuara ra në nivelin më të ulët në 10 vjetët e fundit, gjatë shtatorit, për shkak se lufta tregtare SHBA-Kinë ka dëmtuar eksportet. Ndërkohë, prodhimi i naftës bruto nga OPEC ra në nivelin më të ulët në 8 vitet e fundit, gjatë shtatorit, në 28.9 milionë fuçi në ditë, në rënie me 750 mijë fuçi krahasuar me muajin gusht.

E njëjta tendencë ishte edhe në dy prodhuesit më të mëdhenj në botë, Shtetet e Bashkuara dhe Rusi. Në anën tjetër, lajmet se kompania Saudi Aramco ka rikthyer prodhimin në kapacitet të plotë, në nivelet përpara sulmeve të 14 shtatorit, po ushtrojnë presion mbi çmimet. Ndërkohë, për sa i përket rezervave të naftës në SHBA, analistët parashikojnë të jenë rritur me 1.1 milion fuçi, gjatë javës së kaluar. Gjithsesi, investitorët po presin të dhënat zyrtare që publikohen në vonë gjatë ditës së sotme. /Telegrafi/