LAJMI I FUNDIT:

Rënia e doktrinës Trump dhe boshllëku paraelektoral

Rënia e doktrinës Trump dhe boshllëku paraelektoral

Mbi skenën politike të Kosovës mjegull e dendur ka rënë dhe për çudi edhe ujqit duken të hutuar e nuk ulërijnë. Janë të hutuar dhe në pritje. Ulërima e tyre ndodhë vetëm në kujtesën tone historike, të afërt dhe të largët. Janë pashitur pasi në qendrën e botës ka rënë një politikë e cila synonte që nacionalizmin agresiv (më saktë, gjithçka agresive) ta përdorte si karburant për ndryshime globale. Tash përkohësisht kanë mbetur jashtë përdorimi dhe ulërima e tyre ende jehon nëpër rrjetet sociale.

“Kopeja”, si metaforë për elektoratin e huazuar nga fjalori fetar, është përpos e hutuar, edhe e diciplinuar me masat dhe histerinë planetare anti-Covid. Kjo frikë prej një virusi, i cili për nga tmerri që u fut në palcë njerëzve të zakonshëm, tashmë e ka tejkaluar tmerrin nga terrorizmi dhe fanatizmi fetar. Shpëlarja globale e trurit për një kohë është pezulluar dhe njerëzit e hutuar sikur janë zgjuar nga një trans apo hipnozë globale e nuk dinë nga t’ia mbajnë.

Nëse lëmë anash debatet për arsyet pse ndodhi e gjithë kjo, edhe virusi, edhe Trumpi, edhe Hashimi, edhe Vuçiqi, edhe rreshtimet e partive dhe mediave pas krejt kësaj histerie globale e cila këtu e rrëzoi një qeveri, ajo që është bë e qartë është se kufijtë nuk po dihet ende ku mbetën në agjendat e emisarëve dhe dialogut. Nuk po dihet ende çfarë boshllëku ka lënë kjo furtunë planetare, rajonale e lokale e cila iku, dhe si do të mbushet me njerëz të rinj apo me politika tashmë të përdorura të dala afati, me politikanë të shlyer nga (keq)përdorimi.

Elektorati duket se kishte fjetur në një realitet dhe është zgjuar, apo po zgjohet e mësohet pak nga pak me një ambient tjetër. Struktura ka mbetur e njëjtë, por përmbajtja ka ndryshuar. Kufijtë të cilët pritet të relativizohen duket se nuk do të jenë primarë aq sa marrëdhëniet mes komuniteteve dhe kulturave. Kufijtë nacionalë po lëkunden nën presionin e ikjeve nga atdheu dhe diasporat po e tejkalojnë numerikisht atdheun. Idetë e shteteve të mëdha nacionale dhe mbinacionale po ndërthuren dhe po fërkohen në kokat e njerëzve dhe në institucione.

Kuptimi i krejt kësaj, shumëdimensionalisht mbase do të artikulohet shpejtë nga intelektualët, artet dhe shkencat, por sidoqoftë ato tashmë po formësohen si interesa dhe si politika. Asnjë ideologji, apo ide, së paku ndër ne, duket se nuk i bie tamam kohës dhe partitë politike, në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme, tashmë të shpallura për ditën e të dashuruarve, ende po heshtin. Nuk dihen ende vijat e kuqe, nuk dihen as koalicionet, nuk dihen as programet, por makineria shumëmilionëshe e marketingut po shkundet e po lëvizë ngadalë për të shpërthyer në 10 ditët e fundit. Se si do të përmbyllet, askush s’e di edhe pse prognozat janë pak a shumë për një fitore të thellë të politikës e cila u thye dhe ra si qeveri.

Oferta politike para zgjedhjeve është ende e pashpalosur. E vetmja parti e cila është marrë pak a shumë me atë çfarë po ndodhë në përmasa globale, ku është vendi i Kosovës dhe shqiptarëve në këto procese, është LVV dhe lideri i saj i cili si duket e ka një ide të përgjithshme se çfarë po ndodhë në botë dhe rreth nesh. Fatkeqësisht, as qarqet intelektuale të kombit, as në Kosovë, duke u marrë me rivalitetet ndërpartiake, me gjykatat apo me histerinë e pandemisë globale, nuk është vërejtur ta kenë regjistruar apo komentuar më seriozisht këtë proces dhe konflikt global. Partitë e tjera, bazuar në retorikën e tyre, duket se nuk kanë ide çfarë po ndodhë, por kemi vetëm një rreshtim pragmatik pas interesave të fuqive të caktuara në rajon, ndërkohë që pas rënies së administratës Trump kanë mbetur krejtësisht të hutuar, sidomos Lidhja Demokratike, ndërkohë që Partia Demokratike e mbetur pa liderët e saj historikë, po e përjeton të njëjtën gjendje hutie me atë që e përjetoi LDK pas vdekjes së presidentit Rugova. Dallimi është vetëm te dy rrymat në këtë parti – njëra mban shpresë në rikthimin triumfal të tyre, pra edhe në politikë, ndërkohë që pjesa më e madhe e elektoratit dhe anëtarësisë pak a shumë e parandiejnë fundin e tyre politik.

Dy partitë më të vogla, që po ashtu njihen si krahu I luftës, e vazhdojnë insistimin në meritat historik, por ende nuk kanë gjetur mbështetje, as në LDK as në PDK, ku kishte pritshmëri. Arsyet e këtyre dy partive për rezerva janë të ndryshme, por ato të PDK-së janë të karakterit më personal, sepse roli udhëheqës i tyre rrezikon pozitën e Thaçit si lider historik i ashtuquajturës vijë të luftës.

Edhe LDK, e mbetur pa lider moral, si pasojë e keqpërdorimit dhe komprometimit të disa figurave kyçe të saj në lojën e ish-presidentit Thaçi dhe emisarit Grenell, nuk ka guxim të ofroj pozitën e presidentit për një person aq dinamik, këmbëngulës dhe aq agresiv si z. Haradinaj, Duke pasur parasysh ndikimin që e kishte z. Thaçi te disa figura kyçe të LDK-së dhe marrëdhënien e veçantë të z. Haradinaj me ish-presidentin Rugova, kjo padyshim rrezikon lidershipin e saj aktual.

Suma sumarum, dallimi mes LDK-së dhe PDK-së asnjëherë nuk ka qenë programor sa historik dhe largimi i liderëve historikë të PDK-së dhe mungesa e një udhëheqësi shpirtëror në LDK, fare lehtë mund të vijë deri te një shkrirje mes tyre, aq më tepër që edhe struktura dhe interesat e tyre pak a shumë nuk dallojnë shumë edhe pse as bashkërisht këto dy parti nuk duket se mund të jenë konkurrente me LVV.

Kështu, tërmeti global me epiqendër në Uashington, pos hutisë së parë pritet të sjell rreshtim edhe nëpër kontinente e rajone, pra edhe ndër popujt dhe vendet e vogla. Formula të gjithë kundër LVV-së si e vetme e cila mbase do të ndalte fitoren e kësaj duket me pakë gjasa të arrihet dhe hutia kolektive pritet të shpërndahet, ndoshta qysh me 15 shkurt. Ky “Shënë Valentin” duket se do të na ikë pa daljet tradicionale nëpër lokale dhe pa puthjet publike të qifteve të .

Sido që të jetë, këto zgjedhje do të përmbyllin kuptimisht një vit shumë të keq, e mbase edhe një epokë pas çlirimit po aq të lodhshme përplot turbulenca e me plotë energji negative.

Në trend

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori