LAJMI I FUNDIT:

Rëndësia psikologjike e prezencës së babait

Rëndësia psikologjike e prezencës së babait

Nënat shpeshherë i marrin të gjitha meritat sa i përket rritjes së një fëmije, por a e dini se edhe baballarët luajnë rol të rëndësishëm psikologjik në edukimin e fëmijëve?

Një video e postuar nga “Full Frontal Fatherhood” e ka theksuar rolin e babait, duke e barazuar atë me rolin e nënës në aspektin e zhvillimit psikologjik të fëmijës, transmeton Telegrafi.


Julian Redoow, këshilltar i martesave dhe familjeve, gjithashtu ka ilustruar dinamikat e familjeve moderne, siç janë prindërit beqarë. Kjo është thelbësore sepse fëmija duhet të rritet duke e kuptuar se ai/ajo nuk është pjesë vetëm e nënës apo prindit të caktuar beqar, por janë individë të cilët janë të pavarur nga prindi/prindërit e tyre.

Sipas Julian, një lidhje vërtet e shëndetshme është ajo e cila i lejon dy prindërit të shfaqin ndikimin e tyre mashkullor dhe femëror.

Jo për ta stereopitizuar këtë, por prezenca e dy prindërve është mënyra më e mirë për t’i siguruar balancim mendor fëmijës dhe për t’i ndihmuar t’i kultivojë të gjitha kualitetet që ndërlidhen me personalitetin e tyre.

Veç këtyre, të pasurit dy prindër pranë u mundëson fëmijëve të kenë më shumë se një pikëpamje apo një pikë primare reference. Pra, fëmijët të cilët rriten me prezencën e dy prindërve kanë mundësinë të ballafaqohen me pikëpamje të ndryshme, të kenë opsione të ndryshme, por edhe të mësojnë si ta udhëheqin jetën e tyre kur vendosin të bëhen vetë prindër.

Pra, këto janë të gjitha arsyet që studimi sugjeron se prezenca e baballarëve është po aq e rëndësishme në jetën e një fëmije sa ajo e nënës. /Telegrafi/