LAJMI I FUNDIT:

Rëndësia e mjekut në suksesin e shërimit të pacientit

Rëndësia e mjekut në suksesin e shërimit të pacientit

Mjeku dhe obligimi profesional i tij sipas betimit të Hipokratit

Dr.Dr. Halil Krasniqi
Ekspert i shëndetësisë


Pjesëmarrja aktive e mjekut e cila është obligim profesional dhe etik në procesin e sëmundjes së pacientit, luan një rol të rëndësishëm në shërimin e tij.

Prandaj aspekti psikologjik, aftësia profesionale, eksperienca dhe sjellja e personalitetit të tij në relacion me pacientin, është më së e rëndësishme qe pacienti i cili vuan nga sëmundja dhe kërkon ndihmë të fitoj besimin e mjekut dhe të ndihet në duar të sigurta.

Çdo pacient i cili i drejtohet mjekut, ka një hall, ka dhimbje, ka një sëmundje dhe kështu kërkon ndihmë dhe është plotësisht i varur nga aftësitë profesionale të mjekut i cili në këtë rast duhet me përpikëri, me ndërgjegje të madhe dhe profesionalizëm t’i përkushtohet sëmundjes së pacientit.

Me zgjedhjen e degës së studimit të mjekësisë, Mjeku është i vetëdijshëm për profesionin, obligimet, punën dhe kohën të cilën ai duhet te investojë në detyrën e tij.

Pa marrë parasysh orarin e punës, vendin ku ai gjendet etj, Mjeku është i detyruar të ndihmoj pacientin nëse ky ka nevojë për ndihmën e menjëhershme të mjekut.

Mjeku në ushtrimin e profesionit të tij, nuk guxon për të bërë dallime, të moshës, profesionale, sociale, religjioze, racore, etnike, personale, por duhet t’i trajtojë të gjithë njësoj natën apo ditën, me tërë aftësinë dhe forcën e tij.

Nuk është etike, profesionale, e ndërgjegjshme, që mjeku mos t’i ofrojë ndihmë mjekësore pacientit i cili ka dhimbje është i sëmurë dhe kërkon ndihmë për jetë, vetëm se mjeku pa përfunduar orarin e punës së tij. Pothuajse të gjithë mjekët mbarë botës nuk arrijnë të shkojnë çdo herë dhe në orar të caktuar në shtëpitë e tyre, por qëndrojnë në ordinanca, në spitale edhe jashtë orarit gjersa pacientet të trajtohen dhe të marrin terapinë e duhur.

Në vazhdim gjeni disa nga mënyrat që mund të tregoni nëse jeni në duar të mira me mjekun tuaj.

1. Respekti

Arroganca dhe cinizmi nuk kanë vend në ordinca, poliklinika apo spitale dhe të tjera, pa marrë parasysh sa stres mund të këtë stafi mjekësor. Si çështje parimore, mjeku duhet t’u tregojë pacientëve se i merr seriozisht shqetësimet dhe frikën e tyre dhe se është i lumtur të jetë pranë tyre.

2. Koha dedikuar pacientit

Nëse pacienti përshkruan problemin e tij dhe mjeku merr një histori të kujdesshme, do të duhet kohë e mjaftueshme. Nuk është e ndërgjegjshme që mjeku vetvetiu të ndërpret para kohe ose të hiqet nga diagnozat e shpejta.

Për t’u zbuluar sëmundje të rralla, simptoma të dyshuara dhe të komplikuara – mjeku duhet punuar nganjëherë edhe si detektivë

3. Paanësia

Një mjek duhet të dëgjojë, të shikojë, të hetojë dhe të jetë i hapur ndaj shkaqeve të ndryshme të mundshme të sëmundjes. Për sa kohë që diagnoza e pacientit nuk është e qartë, ai gjithmonë duhet të konsiderojë se diçka tjetër mund të jetë arsyeja e sëmundjes e cila është prapa saj.

4. Mjeku konsekuent

Një profesionist i mirë mjekësor zakonisht nuk është i kënaqur derisa të gjejë një përgjigje përfundimtare për sëmundjen e pacientit (diagnozën). Sidoqoftë, shumë diagnostikim gjithashtu mund të dëmtojë pacientët – psikikisht dhe fizikisht.

5. Punë përkthimi

Një parakusht i rëndësishëm për terapinë është që mjekët t’u shpjegojnë pacientëve të tyre nga çfarë po vuajnë në një gjuhë të thjeshtë që pacientet e kuptojnë. Nga disa një studime ne kuptojmë që shkrimi-leximi shëndetësor është “problematik” apo edhe “i papërshtatshëm” në pothuajse 60 përqind të atyre me sigurim shëndetësor të ligjshëm.

6. Niveli i syve

Një profesionist i mirë mjekësor përfshin pacientët e tij në marrjen e vendimeve rreth diagnostikës terapisë dhe procedurave tjera trajtuese. Ai shpjegon avantazhet dhe disavantazhet e terapive ose operacioneve dhe u jep atyre mundësinë për të ndihmuar në marrjen e vendimeve.

7. Kufiri specialistik i mundësisë së trajtimit

Nëse diagnoza është e paqartë ose një terapi nuk funksionon, kjo flet për sovranitetin e mjekut nëse ai ose ajo ju referon te një koleg specialist ose shkëmben me specialistë të tjerë. Trajtimi i pacientit në kolegialitet dhe interdisciplinar, është favor i pacientit dhe kulturë profesionale.

8. Përvoja

Mjekët që trajtojnë apo operojnë diçka shpesh, mund ta bëjnë atë më mirë se të tjerët. Ky rregull vlen edhe për profesionistët mjekësorë. Në rastin e terapive ose operacioneve speciale, pacientët duhet të pyesin se sa përvojë ka një mjek me metodën trajtuese.

9. Vlerësimi

Shqyrtimet në internet shpesh janë problematike. Prandaj, në portalet me reputacion, mund të kërkoni mjekë sipas kritereve dhe specialiteteve të ndryshme dhe të lexoni për përvojat personale të pacientëve.

10. Mirëqenia e pacientit

Mjeku është i detyruar ligjërisht, profesionalisht, nga etika mjekësore, ndërgjegjja personale, të njoftojë pacientin gjerësisht rreth sëmundjes së tij, rreth diagnostikës, metodave të trajtimit (p.sh. mënyrën e hapur të bypasit me operacion dhe narkozë por edhe mënyrën e trajtimit të së njëjtës sëmundje pa operacion, pa prerje, pa narkozë me shpuarje dhe stentim). Pacienti duhet informuar edhe rreth fazës pas trajtimit, mënyrës së sjelljeve, ngarkimi fizik dhe terapia vazhduese. /Telegrafi/