LAJMI I FUNDIT:

Rëndësia e menaxhimit të dietës dhe stresit në shëndetin gastrointestinal – këshilla nga Dr. Aida Polloshka

Rëndësia e menaxhimit të dietës dhe stresit në shëndetin gastrointestinal – këshilla nga Dr. Aida Polloshka

Doktoresha Aida Polloshka, një gastroenterologe e njohur, ka folur për faktorët e ndryshëm që mund të shkaktojnë sëmundje të sistemit gastrointestinal. Sistemi gastrointestinal përfshin një rrjetë komplekse të indeve dhe organeve që janë përgjegjëse për tretjen dhe thithjen e materieve ushqyese. 

“Sëmundjet e sistemit gastrointestinal zakonisht prekin këto organe tretëse duke filluar prej: ezofagut, stomakut, zorrës së hollë, zorrës së trashë, pankreasit, gjëndrës të tëmthit, rrugëve intreepatike dhe një disbalancë i cili ndodh nga faktorët e jashtëm apo të brendshëm shkakton sëmundje të tyre”, ka deklaruar ajo. 

Dr. Polloshka thotë se njëri prej faktorëve kryesorë që shkaktojnë sëmundje gastrointestinale është dieta. Ushqimet e papërpunuara dhe yndyrat e ngopura janë dy prej aspekteve më të shqetësueshme të dietave të paqëndrueshme. 

Stresi është gjithashtu një faktor kyç në shkaktimin e sëmundjeve të tilla si ulcera peptike dhe sindroma e zorrës së irrituar, njohur gjithashtu si zorra nervoze. Përveç kësaj, konsumi i dukshëm i duhanit dhe alkoolit rrit rrezikun e ulcerave peptike dhe kancerit të zorrës së trashë. 

“Stresi është një prej faktorëve kryesor i cili shkakton sidomos ulcera peptike si dhe sindromin colon iritabil apo colonin nervoz. Nën tre konsumimi i lartë i alkoolit dhe i duhanit po ashtu është një prej faktorëve të rrezikut që shkakton edhe ulcerat peptike, si dhe karcinomën e zorrës së trashë”, shton ajo. 

Përdorimi i gjatë i barnave anti-inflamatore josteroide, të tilla si ibuprofeni dhe diklofenaku, si dhe barnave anti-agreguese, të tilla si aspirina dhe plavix, shkaktojnë gjithashtu gjakderdhje gastrointestinale. 

Obeziteti është tjetra në listën e faktorëve të rrezikut, duke shkaktuar sëmundje të refluksit gastro-ezofageal. Helicobacter pylori, një baktere e përhapur gjerësisht, shkakton ulcera peptike dhe mund të rrisë rrezikun për kancer stomaku. 

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori