LAJMI I FUNDIT:

Renault “pensionon” Kadjarin, atë e zëvendëson modeli Austral

Renault “pensionon” Kadjarin, atë e zëvendëson modeli Austral

Renault ka paralajmëruar “fundin” e modelit Kadjar, që solli në “jetë” vetëm një gjeneratë, e SUV-i i ri kompakt (C-SUV) do të quhet Austral.

Prodhuesi francez ka bërë të ditur se emri i ri, i nxjerrë nga latinishtja “australis”, është përzgjedhur me qëllim që tingëllon mirë në shumë gjuhë evropiane, përfshirë atë frënge, që është shumë e rëndësishme për këtë markë, transmeton Telegrafi.


Sipas Silvia Dos Santos, menaxher i angazhuar për emërimin e modelit në kuadër të Renault Global Marketing, Austral “paraqet gjallërinë dhe nxehtësinë e hemisferës jugore dhe bën thirrje për hulumtim, që e bën ideal për një SUV”.

Austral është pjesë e paletës së re të veturave kompakte SUV të kompanisë Renault, që mund të lavdërohet me teknologjinë inovative dhe karakteristikat ekologjike.

Në këtë veturë, me gjatësi 4,51 m, pa ndonjë problem mund të udhëtojnë deri në pesë pasagjerë të rritur, pretendojnë nga prodhuesi francez.

Modeli i ri tregon se Renault ka vendosur të rikthej vendin që e kishte në segmentin C të veturave, pas lansimit të modeleve si Arkana/Megane Conquest dhe ai elektrik Megane E-Tech.

Renault Austral zyrtarisht do të prezantohet gjatë verës së vitit të ardhshëm, si zëvendësim për Kadjarin që po “pensionohet”. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Drita e verdhë e ngrohësit të motorit me naftë: Çfarë duhet të bëni nëse qëndron ndezur për një kohë të gjatë?!

Drita e verdhë e ngrohësit të motorit me naftë: Çfarë duhet të bëni nëse qëndron ndezur për një kohë të gjatë?!

Auto
Veshi bluzën me shenjën e komunikacionit “stop”, robotaksitë autonome ndaleshin para tij

Veshi bluzën me shenjën e komunikacionit “stop”, robotaksitë autonome ndaleshin para tij

Auto
Detaje nga Renault 4 i ri, i cili do të ketë një rreze veprimi prej 400 kilometrash

Detaje nga Renault 4 i ri, i cili do të ketë një rreze veprimi prej 400 kilometrash

Auto
Amsterdami më i shtrenjtë në Evropë - gati gjysmë milioni euro për një vend parkim!

Amsterdami më i shtrenjtë në Evropë - gati gjysmë milioni euro për një vend parkim!

Auto
Gjermania ka dënime të ashpra për larjen e veturave në oborr

Gjermania ka dënime të ashpra për larjen e veturave në oborr

Auto
Shoferin e Teslas e zuri gjumi në timon, policisë suedeze iu deshën 40 kilometra të kalojnë që ta “zgjojnë”

Shoferin e Teslas e zuri gjumi në timon, policisë suedeze iu deshën 40 kilometra të kalojnë që ta “zgjojnë”

Auto
Kalo në kategori