LAJMI I FUNDIT:

Remi vazhdon dëshminë në Speciale, përgjigjet rreth kodeve që kanë mbajtur në luftë

Remi vazhdon dëshminë në Speciale, përgjigjet rreth kodeve që kanë mbajtur në luftë

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, po vazhdon dëshminë e tij para Gjykatës Speciale në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Derisa po intervistohet nga prokurorja Clarie Lawson, Mustafa po tregon rreth kodeve që sipas tij kanë mbajtur në periudhën e luftës.

Fillimisht ai është pyetur për një rast në fshatin Likoc, ku Mustafa ka thënë se kishte shkuar për të marrë Kadri Kastratin.


Prokurorja Lawson: Ju pyeta kush tjetër ishte në Likoc kur Kadri Kastrati u caktua në zonën e Llapit nga Shtabi i Përgjithshëm, ju na thatë se nuk ju kujtohet. Dëshiroj të ju tregoj një pjesë të shkurtë të një prej deklaratave të mëparshme që e keni dhënë. Ju keni thënë ‘E njihja Hashim Thaçin sepse isha takuar me të njëherë më përpara kur Kadri Kastrati, zëvendësi im, u kyç në luftë, ne e kemi parë njëri tjetrin në Drenicë’, a është e saktë kjo, a ka qenë Hashim Thaçi një ndër personat e pranishëm aty?

Mustafa: Likoci ka qenë qendër e UÇK-së dhe aty ka pasur shumë bashkëluftëtarë, ka mundur të jetë edhe ndonjëri tjetër. Por e rëndësishme ka qenë se unë kam shku, objektiv e kam pasur takim me Kadri Kastratin, dhe marrjen e tij në zonën time.

Tutje, prokuroja është interesuar rreth kodeve që janë përdorur në atë periudhë, për çka Mustafa ka thënë se kanë përdorur kode në vend se t’i përdorin emrat e tyre.

Mustafa: E di se emërimet si Dardania, Buna, Kështjella, këto kanë qenë të miratuara nga Shtabi i Përgjithshëm, kurse numrat i kemi vendosur vet, mirëpo mund edhe të gabohem tash. Sidoqoftë është numri i njësive që i kemi vendosur në bazë të së cilëve kemi komunikuar me radiolidhje, me njësitet vartëse të mija kemi komunikuar vetëm ne në mes veti, jo të tjerët… Kur ka dashur të komunikojë me mua përmes radiolidhjes, është drejtuar me Dardania 100, nuk është përmendur emri Remi. Ashtu vlen edhe për numrat e tjerë më poshtë.

Derisa ka lexuar kodet, prokuroja ka përmendur edhe një person me emrin Syleviq.

Mustafa: Më kujtohet një Syleviq që ka qenë i ndaluar nga ne por nuk besoj që ai ka pasur numër kod, mund të jetë një emër tjetër.

Ai është pyetur edhe për kodin Guri, për çka ka thënë se janë të mbrojtjes civile dhe se çdo fshat e ka pasur kodin e tij.

Ndërsa për policinë ushtarake ka thënë se nuk i kujtohet se cilin kod e ka pasur.

Ndërsa mbrojtja e Kadri Veselit, Ben Emmerson ka kërkuar që të bëhet e ditur periudha se kur janë përcaktuar këto kode.

Emmerson: Nuk kemi dëgjuar asnjë dëshmi, lidhur me kohën, lidhur me këto kode, nuk kemi asnjë informacion lidhur me datën e këtij dokumenti, megjithatë e imë që dëshmitari ka dhënë prova, dëshmi për ZPS-në më përpara sa i takon kohës por thjesht doja të thoja që ky dokument duhet që të lidhet edhe me datën, pra në çfarë date apo në çfarë kohe janë përcaktuar kodet, me çfarë periudhe kohore lidhen këto kode.

Prokurorja Lawson: Dëshmitar a mund të na thoni se në çfarë date janë përdorur kodet që ne pamë së bashku në zonën Operative të Llapit?

Mustafa: Nuk më kujtohet, dihet të jetë fundi i ’98-ës, fillim i ’99-ës, mund të ndodh që ka shumë kode që nuk janë përdorur asnjëherë.

Ndërsa krejt në fillim të intervistimit, prokurorja e ka pyetur Mustafën edhe rreth njësitit BIA.

Mustafa: Zonja prokurore, njësia BIA dhe Brigada 153 është një shoqëri, por njësia BIA ka qenë e themeluar para brigadës dhe besoj që kjo njësi ka ndihmuar në formimin e brigadës 153. Është histori interesante mirëpo është shoqëri e njëjtë mbi bazën në të cilën janë ndërtuar këto dy njësi. Kanë vepruar ndaras por nuk e di momentin kur janë ndarë, e di që njësia BIA ka qenë njësi e veçantë, që ka mundur t’i raportojë Zonën operative të Llapit, mua dhe shtabit tim.

Kjo është dita e dytë e dëshmisë së ish-komandant Remit.

Ai është betuar si dëshmitar të martën para turpit gjykues në Hagë në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit.

Gjykimi kundër tyre ka nisur më 3 prill me deklaratat hyrëse ku të gjithë janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës.

Ata ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori