LAJMI I FUNDIT:

Religjionet nuk reformohen, shoqëria reformohet!

Religjionet nuk reformohen, shoqëria reformohet!

Shpeshherë më rastis të dëgjoj se “islami duhet të reformohet” se “nuk mund të sillesh njëjtë në shekullin XXI, sikurse në shekullin e VII kur lindi islami” etj.

Këta zëra nuk e kanë parasysh faktin se religjioni si dogmë nuk mund të reformohet dhe të mbetet e njëjta. Bie fjala, katolicizmi është po ai katolicizëm që nga skizma (1054) ose ortodoksizmi, apo hebraizmi në atë kontekst qëkur lindi.


Nëse reformohet religjioni, atëherë ndryshohet. Nuk është më i njëjti. Siç është rasti me protestantizmin (kalvinizmin apo lutheranizmin etj). Ama edhe protestantizmi është po ai që kur lindi.

Por, shoqëria ndryshon! Perëndimi, për shkak se shoqëria ndryshoi, kanë qasje tjetër ndaj religjionit. Dhe, jo vetëm njerëzit ordiner, por edhe kleri, për faktin se shkenca ua ndërroi jetën. Zbulimet (dhe jo vetëm ato teknologjike por në të gjitha lëmenjtë) që ajo i bëri na bëri edhe neve t’i kuptojmë gjërat ndryshe.

Andaj, arsyeje pse tashti gratë nuk digjen më (si shtriga) apo pse dikush që thotë se “toka është e rrumbullakët dhe lëvizë” nuk i hiqet koka, duhet shikuar nga ai këndvështrim.

E pse vendet arabe nuk e kanë ndërruar qasjen ndaj religjionit është pikërisht për faktin se ato shoqëri nuk kanë ndryshuar. Sistemi shkollor atje dominohet nga religjioni. Sigurisht se faktor i mos ndryshimit të shoqërisë janë edhe interesat gjeopolitike, por me theks të veçantë edhe interesat e sundimtarëve të tyre.

Ta marrim si shembull familjen mbretërore saudite. Ata nuk “lënë send të zezë pa ba ne këtë dynja”, por janë shumë të kujdesshëm me kastën klerike. Për faktin se ajo kastë (familja Al ash – Sheikh) edhe për interesa të saj e mban popullatën jashtë aferave të familjes mbretërore me preokupime tjera.
Po ta krahasojmë familjen mbretërore saudite me atë norvegjeze do të shohim edhe dallimin në mes atyre dy shoqërive. Për më tepër dallimin e thekson qasja ndaj naftës, si pasuria kryesore e atyre dy vendeve.

Kur u zbulua nafta në Norvegji, ajo menjëherë u nacionalizua si pasuri kombëtare. D.m.th., u bë pronë e secilit qytetar të Norvegjisë dhe nuk ngeli vetëm e familjes mbretërore. Kurse, në Arabinë Saudite asnjëherë nuk pati tentativa serioze për ta kombëtarizuar naftën. Bile, në një intervistë me princin Alwaleed (familjes Saud) kur e pyetën se pse nuk po e kombëtarizoni naftën, si asetin kryesor qe e ka Arabia Saudite, ai u përgjigj me “ju duhet ta kuptoni se Allahu neve, familjen tonë, na bekoi me këtë pasuri andaj ajo është pronë e Familjes sonë”.

Këtë interviste ai (si njëri nga më të pasurit në botë që është) e bëri në një jahtë luksoze, diku në Karaibe, duke u shërbyer nga disa dhjetëra bukuroshe. Ama ai është mysliman selefi (vehabi), praktikues i islamit pa bidate! Ashtu siç e praktikuan Profeti a.s. dhe Sahabët e Tij, veç me një dallim se “ata në shekullin VII nuk ishin pronarë të naftës”.


Në trend

Më shumë
Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Kalo në kategori