LAJMI I FUNDIT:

Rekordi i Lamborghini Hurracan Performante, mund të jetë i rrejshëm (Video)

Rekordi i Lamborghini Hurracan Performante, mund të jetë i rrejshëm (Video)

Në Nurburgring të Gjermanisë, Hurracane Performante e ka thyer rekordin e makinës Porsche, duke e tejkaluar shtegun për gjashtë minuta e 52 sekonda.

Mirëpo, këtë rekord të modelit nga Lamborghini, dikush nuk po e beson dhe ka fakte për të treguar se ky është një mashtrim, transmeton Telegrafi.


Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni disa elemente që tregojnë se shifrat janë të montuara dhe ka ndërhyrje në filmim.

Pas minutës së katërt, tregohet se si vetura që po lëvizte me 131 kilometra në orë, kalon përnjëherë në 160 km/h.

Madje, nëse shikohen pemët në dritare, vërejmë se ato zhduken përnjëherë, që lë të kuptohet se është kryer intervenim – dhe atë shumë i dobët. /Telegrafi/