LAJMI I FUNDIT:

Rekord famëkeq, qytetarë i Prilepit ka vozitur me 4,55 promilë alkool

Rekord famëkeq, qytetarë i Prilepit ka vozitur me 4,55 promilë alkool

Policia ka gjobitur mbrëmë një shofer, i cili gjatë kontrollit të alkoolit në gjak kishte 4.55 promilë.

Ai megjithatë kishte vendosur që të ulej pas timonit dhe të drejtonte një makinë. Për shkak të këtij rekordi famëkeq ai u gjobit si dhe u largua nga trafiku. Gjatë kontrollit janë sanksionuar gjithsej 58 drejtues mjetesh.


Ndryshe, 4.55 promilë konsiderohet si helmim i rëndë nga alkooli, ndërsa mbi 5 konsiderohet intoksikim vdekjeprurës.