LAJMI I FUNDIT:

Regjistrohen dy raste të reja të Leishmaniozës në Shtip

Regjistrohen dy raste të reja të Leishmaniozës në Shtip

Janë regjistruar dy raste të reja të sëmundjes së Leishmaniozës në Shtip. Arsye për këtë është rritja e numrit të qenve të sëmurë, ndërsa kjo sëmundje tek njerëzit bartet përmes mizave ose mushkonjave.

Rajoni lindor është një nga më të goditurit nga infektimi i mushkonjave, ndërsa qytetarët kërkojnë shpëtim nga këto insekte, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Çfarë është Leishmanioza?
Lexo po ashtu Çfarë është Leishmanioza?

Kryetarët e komunave planifikojnë aksion të përbashkët, por për ta realizuar së bashku aksionin këtë vit është vonë, prandaj çdo komunë duhet të merr aktivitete individuale.

Disa vjet më parë ka pasur një iniciativë nga komunat lindore për të zgjidhur probemin me mushkonjat, por për shkak të pagesës nga komunat më të vogla, të cilat nuk kanë kanë pasur mjete për pagesë, projektet janë anuluar./Telegrafi/