LAJMI I FUNDIT:

Regjistrimi për tre punëtoritë e DOKU.TECH është i hapur!

Regjistrimi për tre punëtoritë e DOKU.TECH është i hapur!

DOKU.TECH ka shpalosur listën e tri punëtorive fantastike për të shoqëruar konferencën e këtij viti “Flip the Script”.

Këtë fundjavë, tre partnerë kanë vendosur të marrin pjesë në DOKU.TECH dhe të sjellin ekspertizën e tyre të jashtëzakonshme për të pranishmit e festivalit më të madh të teknologjisë në rajon. Temat si inovcaioni, ndërmarrësia, riciklimi, arti, do të diskutohen tërësisht dhe udhëheqësit e punëtorive do të ofrojnë aftësi praktike, të cilat mund të aplikohen në mënyra të ndryshme.


Gjeni poshtë listën e plotë të punëtorive që do të mbahen këtë fundjavë në Termokiss, Prishtinë.

David dhe Zak Batstone – Ktheni ëndrrat tuaja në realitet (Start Up Boot Camp)

Themeluesi vizionar dhe drejtori menaxhues i “Just Business”, një kompani e investimit social, David ndan modelin e tij unik për zhvillimin e ndërmarrjeve të suksesshme që krijojnë mundësi për të gjithë. Përveç kësaj, David ligjëron në Departamentin e Ndërmarrësisë dhe Inovacionit në Shkollën e Menaxhimit të USF. Së bashku me Zak Batstone që kanë revolucionarizuar industrinë e këpucëve duke themeluar Z Shoes, një kompani e bazuar në parimin e prodhimit të këpucëve nga përbërësit organikë do të mbajnë punëtorinë me temën “Shndërrimi i ëndrrave tuaja në realitet”, ku pjesëmarrësit do të mësojnë drejtpërdrejtë se si të filloni dhe të drejtoni kompani të suksesshme.

Fuqizimi i grave përmes muzikës dhe DJ

Mësoni teknikë fillestare DJ me artisten ndërkombëtare LiKWUiD (Apollo Theatre, Lower Eastside Girls Club, Red Hook Iniciativa, Uptown Vinyl Supreme). Kuptojeni ndërveprimin e origjinës së muzikës Hip Hop, parimet themelore të DJ-ve, numërimin e BPM-ve, si dhe përzierjen e melodive të ndryshme.

E pastër apo plastike? – Arti dhe inovacioni kundër epidemisë plastike

“The Universal Sea – Pure or Plastic ?!” motivon zgjidhje që luftojnë epideminë plastike që ka marrë kontrollin e ujërave tona!

Një punëtori bashkë-krijimi sjell njohuritë e ekspertëve së bashku me idejmin publik për të zbuluar zgjidhje dhe mundësi ndërmarrëse. Të gjithë mund të japin ide inovative kundër epidemisë plastike.

Biletat për këto tri punëtori janë në dispozicion, por vendet e lira po mbushen shpejt! Nxitoni dhe regjistrohuni KËTU FALAS.

Vetëm edhe pesë ditë nga festivali më i madh i teknologjisë DOKU.TECH!

Për t’u regjistruar FALAS në konferencën më të madhe të teknologjisë, klikoni KËTU.